Aeg-Electrolux 41056VH-MN User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rrjeti elektrik gjatë instalimit (nëse ka).
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
Mos e vendosni pajisjen mbi një bazament.
Lidhja elektrike
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta instalojë dhe ta lidhë pajisjen. Lidhuni me një
qendër shërbimi të miratuar. Kjo do të parandalojë rrezikun e dëmtimeve në strukturë
ose lëndimet fizike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e klasifikimit të përkojnë me ato të rrjetit
tuaj elektrik shtëpiak.
Informacioni mbi voltazhin gjendet në pllakën e specifikimeve.
Duhet të dispononi mjetet e duhura izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa
tip vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen
nga korrenti në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
Pjesët e mbrojtjes nga goditjet duhet të vendosen në mënyrë të tillë që të mos hiqen pa
vegla.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar e instaluar si duhet.
Kur lidhni pajisje elektrike në prizat e rrjetit, mos lejoni që kabllot të prekin derën e
nxehtë të pajisjes ose t'i afrohen shumë.
Mos përdorni spina me shumë hyrje, kolektorë dhe kabllo zgjatuese. Ka rrezik zjarri.
Bëni kujdes të mos shtypni ose dëmtoni spinën (nëse ka të tillë) dhe kabllon elektrike
mbrapa pajisjes.
Sigurohuni që lidhja me rrjetin të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr spinën nga kablloja elektrike. Tërhiqni
gjithmonë spinën (nëse ka).
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon elektrike. Lidhuni me qendrën e shërbimit.
Përdorimi
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial. Kjo bëhet për të shmangur lëndimet fizike ndaj personit
ose dëmtimet në pronë.
Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë punës.
Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur hapni derën ndërsa pajisja është në punë. Mund
dalë avull i nxehtë. Ka rrezik djegieje.
Mos e përdorni këtë pajisje nëse është në kontakt me ujin. Mos e përdorni pajisjen me
duar të lagura.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose mbështetëse.
Sipërfaqja e gatimit të pajisjes nxehet shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik djegieje. Mos
vendosni sende metalike, për shembull takëme ose kapakë tenxheresh mbi sipërfaqe, pasi
mund të nxehen shumë.
Të dhëna për sigurinë
5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments