Aeg-Electrolux 41056VH-MN User Manual Page 42

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 41
Udhëzimi i vendosjes42
Udhëzimi i vendosjes
1 Kujdes! Montimi dhe kyçja e aparatit të ri lejohet të bëhet vetëm nga specialisti i
autorizuar.
Luteni ta keni parasysh këtë udhëzim, ngaqë në raste dëmtimesh nuk iu takon e drejta
për garanci.
Vendosja
Rimesoja dhe shtresat e plastikës tek mobiljet që rrethojnë stufën, duhet të jenë të
përpunuara me ngjitës zjarrdurues (100°C). Po qe se shtresat e plastikës ose ngjitësi
nuk e durojnë në mënyrë të mjaftueshme temperaturën e lartë, shtresa mund të
deformohet ose të hiqet fare,
Aparati mund të vendoset njëanshëm pranë dollapëve të larta ose mureve.
Distanca ndërmjet pllakave të gatimit dhe mekanizmit për thithjen e avullit duhet të
jetë të paktën në atë masë, sikur që është e paraparë në udhëzimin e montimit.
Në qoftë se aparati vendoset seipër një bazamenti, atëherë duhet të merren masat,
të parandalohet rrëzimi i aparatit nga bazamenti.
Drejtoni aparatin.
Nën aparat janë të vendosura 4 këmbë
mbajtëse, me ndihmën e të cilave mund të
barazohen vende jo të rrafshta në dysheme.
1. Heqja e sirtarit të enëve.
2. Këmbët mbajtëse mund t´i rregulloni sipas
nevojës më lartë ose më poshtë, derisa stufa të
qëndrojë drejtë.
3. Rivendosja e sirtarit të enëve.
3 Këmbët mbajtëse mund t´i rrotulloni më lehtë,
nëse e anoni paksa stufën për lehtësim.
1 Udhëzime sigurie për instaluesin.
Gjatë instalimit elektrik duhet të parashihet një pajisje, e cila mundëson që stufa
nëpërmjet një distane kontakti prej të paktën 3 mm nga të gjitha polet të mund të
çkyçet nga rrjeti elektrik.
Si pajisje të përshtatshme ndarjeje llogariten p. sh. çelësa LS, siguresa (siguresat vidhë
duhet të tërhiqen nga xokola fole), çelësa FI dhe mbrojtes.
Mos e montoni aparatin po të jetë e mundur afër dyerve dhe poshtë dritareve, sepse
dyert dhe dritaret që hapen mund të rrëzojnë tenxhere të nxehta nga pllakat e
gatimit.
Lidhja elektrike e stufës të bëhet konform skemëssë lidhjes, në anën e jashtme të
kapakut të lidhjes.
Lidhja e rrjetit elektrik duhet t´i përgjigjet të paktën cilësisë së izolimit H05VV-F (=227 IEC 53).
Page view 41
1 2 ... 37 38 39 40 41 42 43 44

Comments to this Manuals

No comments