Aeg-Electrolux 41056VH-MN User Manual Page 32

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 31
Pastrimi dhe kujdesi32
Mos përdorni lëndë agresive të pastrimit, si p.sh. sprei skarash apo furrash, lëndë për
pastrim me të kruar si dhe lëndë pastrimi për tenxhere që mund të shkaktojnë gërvishtje.
3 Zonën e gatimit të qeramikës prej xhami duhet ta pastroni pas çdo përdorimi, si ta ke
arritur temperaturën e vakët ose të ftohtë. Në këtë mënyrë e parandaloni ngeljen e
pisllëqeve.
Skajet prej gëlqere ose uji, mbetjet e yndyrës dhe humbja e bojës më së miri hiqen me
lëndë të rëndomtë pastrimi për qeramikë prej xhami ose për çelik. Mbani parasysh
udhëzimet e prodhuesit.
Pisllëqe të lehta
1. Pastroni zonën e qeramikës prej xhami me një rreckë të lagët dhe pakëz lëndë
shpërlarjeje.
2. Më pastaj e fërkoni sa e thani me një rreckë të pastër. Nuk bën të ngelin mbetje prej
lëndëve të pastrimit mbi sipërfaqe.
Pisllëqe të ngjitura fort
1. Për t´i hequr ushqimet e derdhura ose njollat e ngjitura, përdorni lëndë pastrimi gërryes.
2. Përdoreni gërryesin anash nga qeramika prej xhamit.
3. Hiqini pisllëqet duke rrëshqitur tehun.
3 Lëndët gërryese si dhe lëndët e pastrimit për qeramikë prej xhami mund t´i gjeni në
dyqane të specializuara.
1 Pisllëqe speciale
1. Mbetjet e djegura të sheqerit, të plastikësshkrirë, letra të aluminuara ose materiale të
tjera që mund të shkrihen duhet t´i hiqni menjëherë me lëndë gërryese, edhe po të
jenë të nxehta.
1 Kujdes: Duke përdorur gërryesin sipër pllakës së nxehtë, gjithmonë ka rrezik djegieje!
2. Më pas e pastroni normalisht pllakën tanimë të ftohur të gatimit.
3 Po qe se zona e gatimit së bashku me materialet e shkrira sipër saj është ftohur në
ndërkohë, atëherë para se ta pastroni duhet të ngrohet edhe një herë.
Gërvishtjet ose njollat e errëta sipër qeramikës prej xhami, që janë shkaktuar p.sh. nga
tenxheret me kënde të mprehta, nuk mund t´i hiqni. Megjithatë, ato nuk e dëmtojnë
funksionalitetin e zonës së gatimit.
Korniza
1 Kujdes! Mos derdhni uthull, limon ose mjete për heqjen e gëlqerës sipër kornizës së
koritës, sepse në këtë mënyrë krijohen vende te marrta pa shkëlqim.
1. Korniza fshihet me një rreckë të lagësht me pak lëng pastrimi.
2. Pisllëqe tanimë të thara zbutini me rreckë të lagësht. Më pas e fshini edhe një herë deri
sa të thahet.
Page view 31
1 2 ... 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments