Aeg-Electrolux B89090-5 User Manual Page 20

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 19
2. Vendoseni raftin mbi shinat rrëshqitëse e
më pas shtyjini me kujdes brenda furrës.
PARALAJMËRIM
Mos u përpiqni të mbyllni derën e furrës, nëse
shinat rrëshqitëse të rafteve nuk janë futur
plotësisht brenda në furrë. Kjo mund të
dëmtojë smaltin dhe xhamin e derës.
PARALAJMËRIM
Shinat rrëshqitëse të rafteve dhe aksesorët e
tjerë mund të nxehen shumë gjatë përdorimit
të pajisjes. Përdorni dorashka kuzhine ose të
ngjashme.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për sigurinë"
Udhëzime mbi akrilamidet
Sipas zbulimeve të fundit shkencore, nëse e thekni ushqimin (veçanërisht ato me përmbajtje
niseshteje), akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin. Për këtë arsye, ju
këshillojmë të gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të mos e thekni shumë ushqimin.
Pajisja ka katër nivele raftesh. Numërojini nivelet e rafteve duke nisur nga poshtë.
Ju mund të gatuani tava të ndryshme në dy nivele në të njëjtën kohë. Vendosini raftet
në nivelin 1 dhe 3.
Pajisja ka një sistem të veçantë që qarkullon ajrin dhe riciklon vazhdimisht avullin. Me
këtë sistem mund të gatuani në një ambient me avull dhe t'i mbani ushqimet të buta
brenda dhe të pjekura mirë nga jashtë. Ai ul kohën e gatimit dhe konsumin e energjisë
në minimum.
Në pajisje ose në dyert prej xhami mund të kondensohet lagështi. Kjo është normale.
Qëndroni gjithmonë pak larg pajisjes kur hapni derën e furrës ndërsa kjo është duke
funksionuar. Për të pakësuar kondensimin, vëreni pajisjen në punë për 10 minuta para
gatimit.
Fshini lagështinë e formuar pas çdo përdorimi të pajisjes.
Mos vendosni objekte drejtpërdrejt mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos i mbuloni pjesët
e furrës me letër varaku (alumini) gjatë gatimit. Kjo mund të ndryshojë rezultatet e pjekjes
dhe mund të dëmtojë veshjen prej smalti.
Pjekja e kekeve/tortave
Temperatura ideale për pjekjen e kekëve është midis 150 °C dhe 200 °C.
Paranxehni furrën për afro 10 minuta para pjekjes.
Mos e hapni derën e furrës para se të ketë kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
Nëse përdorni dy tava pjekjeje njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh mes tyre.
°C
20
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Page view 19
1 2 ... 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments