Aeg-Electrolux B89090-5 User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
SI TË VEPROJMË NËSE… 25
INSTALIMI 26
Instalimi elektrik 26
Montimi 26
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN 28
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me kujdes këtë manual:
Për të mbrojtur veten dhe pronën tuaj.
Për të respektuar mjedisin
Për funksionim të rregullt të pajisjes.
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me pajisjen edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton dëme.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të reduktuar, funksione mendore të reduktuara
ose mungesë përvoje dhe njohurish, përfshi këtu edhe fëmijët, që ta përdorin këtë pajisje.
Këta njerëz duhet të mbikëqyren ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimeve fizike.
Mbajini fëmijët dhe kafshët larg pajisjes, gjatë kohës që dera e saj është e hapur ose
pajisja është në funksionim. Ekziston rreziku i lëndimeve fizike ose gjymtimeve të
përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokimi për fëmijët ose bllokim të butonave; përdoreni. Ky
funksion nuk lejon që fëmijët dhe kafshët ta vënë pajisjen në punë pa dashur.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit të
pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta instalojë dhe ta lidhë pajisjen në rrjet.
Kontaktoni një qendër shërbimi të aprovuar. Kjo do të parandalojë rrezikun e dëmtimeve
në strukturë ose lëndimet fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në rrjet,
po të jetë dëmtuar. Nëse është e nevojshme, lidhuni me shitësin.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve. Kjo mund të shfuqizojë garancinë.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret, direktivat dhe standardet në fuqi të vendit ku do
përdorni pajisjen (normat e sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e sigurisë elektrike ose
të gazit, etj.).
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Të dhëna për sigurinë
3
892944714-A-042010
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments