Aeg-Electrolux B89090-5 User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen. Pajisja është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos e tërhiqni kurrë pajisjen nga doreza.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje izoluese, e cila ju lejon ta shkëpusni pajisjen
nga korrenti në të gjitha polet. Pajisja izoluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi
minimale 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa
tip vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
Pjesët e mbrojtjes nga goditjet duhet të vendosen në mënyrë të tillë që të mos hiqen pa
vegla.
Disa pjesë të pajisjes kanë korrent. Rrethojeni pajisjen me mobilie dhe sigurohuni që të
mos mbeten hapësira boshe. Kjo parandalon goditjet elektrike pasi nuk ekziston rreziku
të prekni pa dashje pjesët e rrezikshme.
Përpara instalimit, sigurohuni që mobiliet e kuzhinës të kenë dimensionet e duhura të
vendosjes.
Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar nën dhe afër strukturave të sigurta.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
Pajisjen instalojeni duke vendosur pjesën e pasme dhe njërën anë pranë pajisjes më të
lartë. Ana tjetër duhet të vendoset afër pajisjes që ka të njëjtën lartësi.
Pajisja nuk mund të vendoset mbi një bazament.
Furrat e integruara dhe sipërfaqet e integruara të gatimit kanë sistem të posaçëm
instalues. Për të shmangur dëmtimet tek pajisja, pajisjen përdoreni vetëm me pajisjet
nga i njëjti prodhues.
Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në etiketën e parametrave të përputhen me furnizimin
me energji elektrike të shtëpisë suaj.
Informacioni mbi voltazhin gjendet në pllakëzën e parametrave.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.
Kur lidhni pajisje elektrike në prizat kryesore, mos lejoni që kabllot të prekin ose të jenë
pranë derës së pajisjes me nxehtësi.
Mos përdorni spina me shumë hyrje, kolektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
Bëni kujdes të mos dëmtoni ose shkaktoni dëmtime tek spina (nëse është e zbatueshme)
dhe kabllon kryesore të elektrikut mbrapa pajisjes.
Sigurohuni që lidhja me korrentin të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina - nëse është e aplikueshme.
Zbatimi
Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për përdorim
tregtar dhe industrial.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi shtëpiak. Kjo bëhet për të shmangur lëndimet
fizike ndaj personit ose dëmtimet në pronë.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose mbështetëse.
4
Të dhëna për sigurinë
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments