Aeg-Electrolux B89090-5 User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Mos vendosni produkte ose sende të ndezshme ose lagura me produkte të ndezshme,
dhe/ose objekte të shkrishme (prej plastmasi ose alumini) afër ose brenda në pajisje. Ka
rrezik shpërthimi ose zjarri.
Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik djegieje. Përdorni
doreza kur vendosni ose hiqni aksesorë ose enë gatimi.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni aksesorët, për të shmangur dëmtime të mundshme
të smaltit të furrës.
Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur hapni derën ndërsa pajisja është në punë. Mund
të dalë avull i nxehtë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime të smaltit:
mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e mbuloni
me letër varaku (alumini);
mos hidhni ujë të nxehtë direkt në pajisje;
mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon mbi funksionimin e pajisjes
Mos e përdorni këtë pajisje nëse është në kontakt me ujin. Mos e përdorni pajisjen me
duar të lagura.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Gatuani gjithmonë me derën e pajisjes mbyllur edhe kur piqni në skarë.
Kujdesi dhe pastrimi
Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe shkëputeni nga rrjeti elektrik.
Para se ta mirëmbani, sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje. Ka rrezik
që panelet e xhamit të thyhen.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë. Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të tjera
mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e materialit të sipërfaqes
Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte që marrin flakë ose produkte që mund të shkaktojnë
gërryerje.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me avull, pastrues me presion të lartë, objekte të
mprehta, pastrues abrazivë, sfungjerë gërryes dhe lëngje që heqin njollat
Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Mos spërkatni asgjë
mbi elementet nxehëse dhe sensorin e termostatit.
Mos e pastroni derën prej xhami me agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse metalike.
Sipërfaqja rezistente ndaj të nxehtit e xhamit të brendshëm mund thyhet e të kriset.
Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen, ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju duhet
t'i zëvendësoni. Lidhuni me qendrën e shërbimit.
Tregoni kujdes kur hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
Llamba e furrës
Shkëputeni pajisjen nga korrenti përpara se të zëvendësoni llambën e furrës. Ka rrezik
goditjeje elektrike!
Qendra e shërbimit
Vetëm një inxhinier i specializuar mund të riparojë ose të punojë me pajisjen. Kontaktoni
një qendër shërbimi të miratuar.
Të dhëna për sigurinë
5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments