Aeg-Electrolux B9820-5-A Recipe Book Page 28

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 27
RECIPE MENU28
FARMER BREAD
Përbërësit e brumit:
Miell gjysmë i bardhë 400g
Miell thekre 150g
Kripë 10g
Maja birre 20g
Qumësht 200g
Ujë 200g
Për bukë fshati të zezë, mielli gjysmë i bardhë mund të zëvendësohet me miell
thekre.
Përgatitja e brumit:
Treteni majanë e birrës në ujë dhe pastaj shtoni të gjithë përbërësit e tjerë dhe
rriheni derisa të formohet një masë brumi elastike. Lëreni
30-40 minuta brumin të mbuluar që të vijë dhe gjatë kësaj kohe mund ta rrihni
edhe 2 deri në 3 herë të gjithë masën e brumit.
Përgatitja:
Ndajeni brumin në 2 copa, jepuni copave formë të rrumbullakët dhereni për
20 minuta të mbuluar që të vijë përsëri. Përpara pjekjes lyejini nga lart pak me
miell copat e brumit dhe prijini me një thikë të mprehtë, në formë kryqi, me një
thellësi 3mm.
WHITE BREAD
Për brumin:
1000g miell
1 pako maja birre e njomë ose 2 paketa maja birre e thatë
650ml qumësht
15g kri
Hidhni miellin dhe kripën në një tas të madh. Majanë e birrës treteni në qumësht
të vakët dhe hidheni te mielli. Të gjithë përbërësit përziejini në një masë brumi.
Në varësi të cilësisë së miellit, mund të jetë e nevojshme një sasi më e madhe
qumështi për të pasur një masë brumi më të butë.
Lëreni brumin që të vijë.
Ndajeni brumin në dy gjysma, formoni dy bukë të gjata dhe vendosini mbi tavën
e pjekjes të lyer me yndyrë nga poshtë ose të shtruar me letër për pjekje.
Lërini përsëri copat e bukës që të vijnë. Para pjekjes lyejini pak me miell nga lart
dhe prijini diagonalisht 3-4 herë, minimumi 1cm të thellë.
Page view 27
1 2 ... 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments