Aeg-Electrolux B9820-5-A Recipe Book Page 34

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 33
RECIPE MENU34
CHEESE CAKE
Për brumin:
150g miell
70g sheqer
1 paketë e vogël vanilje pluhur
1 vezë
70g gjalpë
Për kremin e djathit:
3 të bardha veze
50g rrush i thatë
2 lugë gjelle rum
750g djathë pa yndyrë, i copëtuar
3 të verdha veze
200g sheqer
Lëngu i një kokrre limoni
200g krem gatimi i freskët
1 paketë pluhur budingu me shije vaniljeje
Formë për pjekje e ngritur në mes, me diametër 26 cm, e lyer nga poshtë me
yndyrë
Sitni miellin në një tas. Hidhni më pas mbi të pjesën tjetër të përbërësve dhe
përziejini me dorë derisa të krijohet një masë brumi. Pas kësaj lëreni për 2 orë në
frigorifer brumin që të ftohet.
Shtroni bazamentin e formës së pjekjes me 2/3 e masës së brumit dhe shpojeni
disa herë me një pirun.
Me pjesën tjetër të brumit formoni një buzë anësore 3 cm të lartë.
Rrihni fort të bardhat e vezëve me pajisjen për rrahjen e vezëve. Lani rrushin e
thatë, lëreni të kullojë mirë dhe përziejeni me rumin dhe lëreni që të thithë
rumin.
Hidhni në një tas të madh për t’i përzier djathin e copëtuar, të verdhat e vezëve,
sheqerin, lëngun e limonit, ajkën e gatimit dhe pluhurin e budingut dhe
përziejini mirë me njëri-tjetrin.
Në përfundim vendosni me kujdes nën masën e djathit, të bardhat e rrahura të
vezëve dhe rrushin e thatë.
Hidheni masën e përgatitur në enën e pjekjes dhe futeni në furrë.
Page view 33
1 2 ... 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments