RECIPE MENU36
STREUSEL PLAIT
Për brumin:
– 375g miell
– 20g maja birre
– 150ml qumësht i vakët
– 60g sheqer
– 1 pisk kripë
– 2 të verdha veze
– 75g gjalpë
Mbushja:
– 200g sheqer
– 200g gjalpë
– 1 lugë çaji kanellë
– 350g miell
– 50g arra të grira
– 30g gjalpë i shkrirë
Siteni miellin në një tas dhe në mes të masës së miellit hapni një të çarë.
Copëtoni majanë e birrës, hidheni në pjesën e hapur të miellit, përziejeni me
qumështin dhe pak miell nga anët, trazojeni me miellin dhe lëreni masën në një
vend të ngrohtë që të vijë për aq kohë derisa pjesa e brumit e lyer me miell nga
lart të fillojë të plasaritet.
Hidhni në anë të miellit sheqerin, të verdhat e vezëve, gjalpin dhe kripën. Rrihini
të gjithë përbërësit duke i përzier derisa të krijohet një masë brumi.
Lëreni në një vend të ngrohtë masën e brumit të përgatitur që të vijë mirë derisa
volumi i saj të jetë gati i dyfishuar. Pas kësaj, shtroni brumin në një tavë të lyer
me yndyrë dhe lëreni që të vijë përsëri.
Hidhni bashkë në një tas sheqerin, gjalpin dhe kanellën dhe përziejini mirë me
njëri-tjetrin.
Hidhni në këtë masë miellin dhe arrat dhe trazojini të gjitha bashkë derisa të
krijohet materiali i mbushjes. Shpërndani gjalpin mbi brumin e shtruar dhe
shtroni gjithashtu njëtrajtësisht masën e krijuar të mbushjes.
Comments to this Manuals