Aeg-Electrolux B9820-5-A Recipe Book Page 38

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 37
RECIPE MENU38
ONION TARTE
Për brumin:
300g miell
20g maja birre
125ml qumësht i vakët
1 vezë
50g gjalpë
Shtresa e sipërme:
750g qepë
250g proshutë
3 vezë
250g krem gatimi i freskët
125ml qumësht
1 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji piper i bluar
Siteni miellin në një tas dhe në mes të masës së miellit hapni një të çarë.
Copëtoni majanë e birrës, hidheni në pjesën e hapur të miellit, përziejeni me
qumështin dhe pak miell nga anët, trazojeni me miellin dhe lëreni masën në një
vend të ngrohtë që të vijë për aq kohë derisa pjesa e brumit e lyer me miell nga
lart të fillojë të plasaritet.
Hidhni vezën në anë të miellit. Rrihini të gjithë përbërësit duke i përzier derisa të
krijohet një masë brumi.
Lëreni në një vend të ngrohtë masën e brumit të përgatitur që të vijë mirë derisa
volumi i saj të jetë gati i dyfishuar.
Ndërkohë qëroni qepët, ndajini në copa dhe në fund pritini në feta të holla. Prini
gjithashtu edhe proshutën dhe vërini të skuqen së bashku me qepët dhe pas
kësaj lërini që të ftohen. Më pas shtroni brumin në një tavë pjekjeje të lyer nga
poshtë me yndyrë, shpojeni bazamentin me një pirun dhe buzët anësore bëjini
më të larta sesa pjesa e brendshme. Në këtë gjendje lëreni brumin që të vijë
përsëri. Përzieni së bashku vezët, kremin e gatimit, qumështin, kripën dhe
piperin. Hidhni në masën e përgatitur qepët dhe proshutën e ftohur. Trazojini të
gjitha gjërat bashkë dhe hidheni në shtresën e brumit të formuar. Hapeni
njëtrajtësisht masën e derdhur mbi brumë. Në fund, futeni në furrë për t’u
pjekur ëmbëlsirën e përgatitur.
Page view 37
1 2 ... 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44

Comments to this Manuals

No comments