Aeg-Electrolux B9820-5-A Recipe Book Page 41

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 40
41RECIPE MENU
CANNELLONI
Mbushja:
50g qepë, të grira
30g gjalpë
350g spinaq, i grirë
100g krem gatimi i freskët
150g salmon i freskët, i prerë
150g levrek, i prerë
100g karkaleca deti
100g midhje
50g djathë Parmigiano, i grirë
150g djathë Emmentaler, i grirë
Salca e beshamelit:
75g gjalpë
50g miell
500ml qumësht
100g salmon i tymosur
Kripë, piper dhe arrë muskati
1 pako makarona kaneloni
Hidhni qepët dhe gjalpin në një tenxhere dhe skuqini derisa të bëhet një masë.
Më pas këtu hidhni spinaqin dhe lëreni gjithashtu për një kohë që të zbutet.
Shtohet kremi i gatimit, përzihet me masën e përgatitur dhe pastaj lihet që të
ftohet.
Hidhni te spinaqi salmonin, levrekun, karkalecat dhe midhjet dhe përziejini
gjitha bashkë.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit. Për këtë, hidhni gjalpin në një
tenxhere, shkrijeni dhe duke e përzier lëreni derisa të marrë një ngjyrë të verdhë
ari. Shtoni qumështin duke e shtirë dalëngadalë. Përziejeni salcën me kripën,
piperin dhe arrën e muskatit dhe lëreni të ziejë të hapur për rreth 10 minuta.
Lyeni me një lugë gjelle gjalpë, një enë pjekjeje me kënde të drejta. Mbushni
kanelonit me masën e përgatitur të spinaqit dhe vendosini në tavën e pjekjes.
Hidhni salcë beshameli midis çdo radhe të roleve të kaneloneve. Në fund duhet
që të vendoset një shtresë salcë beshameli e shtruar me djathë. Pjesën mbetur të
gjalpit hapeni në shtresat e lazanjave.
Page view 40
1 2 ... 36 37 38 39 40 41 42 43 44

Comments to this Manuals

No comments