Aeg-Electrolux B9820-5-A User Manual Page 21

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 20
21Përdorimi i furrës
3. Vendosni funksionin e furrës dhe, nëse nevojitet, edhe temperaturën e furrës.
3 Në varësi të sasisë së ushqimit që do të gatuhet dhe të temperaturës së vendosur të
furrës (minimumi 120°C), si dhe të mënyrës së funksionimit, do të llogaritet një kohë
përfundimi paraprake. Ky proces mund të zgjatë rreth 30 minuta dhe do të azhurnohet
në fushën e treguesve gjatë procesit të gatimit. Për sistemin është e nevojshme që sonda
e mishit, në fillim të procesit të pjekjes të jetë e futur në mish dhe gjithashtu edhe spina
në prizë, dhe gjatë procesit të pjekjes nuk duhet që të hiqet.
Gjatë periudhës së llogaritjes së kohës, treguesi i kohës dhe i temperaturës së brendshme
të mishit paraqesin një “katror vezullues”.
Sapo arrihet temperatura e brendshme e vendosur për mishin, tingëllon një sinjal dhe
pajisja fiket vetë.
4. Shtypni një buton çfarëdo për të ndërprerë sinjalin.
Ndërrimi i mëvonshëm i temperaturës:
Shtypni butonin ZGJEDHJA (SELECTION) aq herë derisa në rreshtat e tekstit të
afishohet funksioni MEATPROBE dhe në treguesin e temperaturës të afishohet
temperatura e vendosur për pjesën e brendshme të mishit.
Pas kësaj, ndërroni temperaturën me butonin ose me butonin .
Nxjerrja e gjilpërës së mishit
1 Paralajmërim: Gjilpëra e mishit është e nxehtë!
Gjatë nxjerrjes së spinës dhe të majës ka rrezik
djegieje!
1. Nxirreni spinën e gjilpërës së mishit nga priza
dhe nxirreni gjellën nga furra.
2. Fikeni aparatin.
3 Shënime për programet e mishit me
gjilpërën e mishit i gjeni në kapitull
“Programet automatike”.
Programet automatike
Përveç funksioneve të furrës për rregullimin individual të proceseve të pjekjes dhe
skuqjes keni mundësinë të punoni me programe të ndryshme automatike:
1. Programe mishi me dhënien e peshës (menuja OVEN FUNCTIONS)
2. Programe mishi me hell (menuja OVEN FUNCTIONS)
3. Receta automatike (menuja e opsioneve)
Programet e mishit me shënimin e peshës
Programet e mishit ofrojnë rregullimin optimale për llojet e ndryshme të mishit.
Kohëzgjatja e skuqjes përcaktohet automatikisht nëpërmjet dhënies së peshës së mishit.
Page view 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments