Aeg-Electrolux B9878-5-M User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
Riparimet e pajisjes duhet të kryhen vetëm nga inxhinierë të kualifikuar
shërbimi . Nga riparimet e pasakta mund të lindin rreziqe serioze Në rast riparimesh,
drejtojuni Departamentit tonë për Shërbimin e Klientit ose shitësit tuaj.
Siguria për fëmijët
Fëmijë të vegjël mos i lini kurrë të paruajtur kur aparati është në përdorim.
Për mbrojtjen ndaj një përdorimi të paautorizuar, pajisja është e pajisur me një çelës
ndezës.
Siguria gjatë përdorimit
Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm për gatim, skuqje dhe pjekje të ushqimeve për
përdorim familjar.
Kini kujdes gjatë lidhjes elektrike të pajisjeve elektrike në prizat në afërsi të kësaj pajisjeje.
Fijet elektrike nuk duhet të kapen nën derën e furrës së nxehtë.
Paralajmërim: Ka rrezik djegiesh! Gjatë kohës së funksionimit, hapësira e brendshme
e furrës do të nxehet.
Kur përdorni përbërës alkoolikë në furrë, mund të krijohet një përzierje e lehtë alkool-
ajër që mund të ndizet. Në këtë rast, hapeni derën me kujdes. Kur e bëni këtë, mos përdorni
asnjë burim nxehtësie, shkëndijë ose flakë të hapur.
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u përdorur nga fëmijët ose persona të tjerë, aftësitë
fizike, ndijore apo mendore, ose mungesa e rvojës dhe njohurive të të cilëve, i pengon
ata të përdorin pajisjen në mënyrë të sigurt pa mbikëqyrjen ose udhëzimet e një personi
përgjegjës që të sigurohet që ata e përdorin pajisjen në mënyrë të sigurt.
Udhëzime mbi akrilamidet
Sipas njohurive të fundit shkencore, pjekja e fortë e ushqimit, veçanërisht në produktet që
përmbajnë niseshte, mund të përbëjë rrezik për shëndetin, si pasojë e përmbajtjes së
akrilamideve. Për këtë arsye ju këshillojmë të gatuani në temperaturat më të ulëta të
mundshme si dhe të mos i piqni ushqimet më shumë se ç’duhet.
Evitimi i dëmeve në aparat
Mos shtroni në furrë letër alumini dhe mos vendosni asnjë tepsi apo tenxhere mbi
bazamentin e furrës, sepse përndryshe smalti i furrës do të dëmtohet nga grumbullimi i
nxehtësisë.
Lëngjet e frutave që mund të pikojnë nga tepsia lënë njolla të cilat nuk mund të hiqen
dot më. Për ëmbëlsira me shumë lëng, përdorni një tavë të thellë.
Mos vendosni pesha mbi derën e hapur të furrës.
Mos hidhni asnjëherë ujë direkt në furrën e nxehtë. Kjo mund të shkaktojë dëmtime të
smaltit dhe ndërrimin e ngjyrës së tij.
Nga përdorimi i forcës, veçanërisht në skajet e xhamit të përparmë, mund të thyhet
xhami.
Mos futni në furrë objekte që mund të digjen. Ato mund të marrin flakë kur ndizet furra.
Mos futni në furrë ushqime të lëngshme. Mund të shkaktohen dëmtime të smaltit.
Mos lini asnjë enë të pambuluar në furrë pas çaktivizimit të ventilatorit freskues në furrë.
Brenda furrës ose mbi xhamin e derës mund të krijohet lagështi, e cila mund të arrijë
deri brenda njësive të brendshme.
Të dhëna për sigurinë
3
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments