Aeg-Electrolux B9971-5-M Recipe Book Page 16

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 24
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 15
50 g arra të copëtuara
30 g gjalpë të shkrirë
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierje dhe krijoni një vrimë në qendër. Copëtoni majanë e birrës,
hidheni në pjesën e hapur të miellit, përziejeni me qumështin dhe pak miell nga anët,
spërkatni pak miell dhe lëreni masën në një vend të ngrohtë që të vijë për aq kohë derisa
pjesa e brumit e lyer me miell nga lart të fillojë të plasaritet. Hidheni pjesën e mbetur të
sheqerit, të verdhave të vezëve dhe kripës në anë të miellit. Të gjithë përbërësit përziejini
në një masë brumi. Pas kësaj, lëreni brumin në një vend të ngrohtë që të vijë derisa të jetë
dyfishuar në masë. Hapeni brumin dhe vendoseni atë në një tavë të lyer me yndyrë dhe
lëreni të vijë përsëri. Sheqerin, gjalpin dhe kanellën hidhini në një tas dhe rrihini së bashku.
Shtoni miellin dhe arrat dhe përziejini ato së bashku për të formuar një përzierje thërrimesh.
Mbi brumin e ardhur lyeni gjalpin dhe më pas shpërndani njëtrajtësisht përzierjen e
thërrimeve.
YEAST PLAIT
Për brumin:
500 g miell
•20 g maja birre
200 ml qumësht i vakët
40 g sheqer
•pak kripë
5 të verdha vezësh
200 g gjalpë i zbutur
Për mbushjen:
180 g arra të copëtuara
•20 g thërrime buke
1 lugë kafeje xhenxhefil të grirë
50 ml qumësht
•60 g mjaltë
30 g gjalpë të shkrirë
•20 ml rum
1 të verdhë veze
•pak qumësht
50 g bajame të prera në feta
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierje dhe krijoni një vrimë në qendër. Copëtoni majanë e birrës,
hidheni në pjesën e hapur të miellit së bashku me qumështin dhe pak sheqer dhe trazojeni
miellin duke filluar nga anët, hidhni pak miell sipër, lëreni masën në një vend të ngrohtë
që të vijë për aq kohë derisa pjesa e brumit e lyer me miell nga lart të fillojë të plasaritet.
Hidheni pjesën e mbetur të sheqerit në anë të miellit. Të gjithë përbërësit përziejini në një
masë brumi. Pas kësaj, lëreni brumin në një vend të ngrohtë që të vijë derisa të jetë dyfishuar
në masë. Për mbushjen, përziejini të gjithë përbërësit së bashku. Ndajeni brumin në tre pjesë
të barabarta dhe krijoni forma të gjata drejtkëndore. Shpërndani një të tretën e mbushjes
në çdo drejtkëndësh dhe pastaj bashkojini pjesët e brumit. Bëni një gërshet me të treja copat
e brumit. Lyejeni sipërfaqen e gërshetit me një përzierje të verdhe veze dhe qumështi, dhe
pastaj hidhni mbi të bajamet e prera në feta.
16
Përdorimet, tabelat dhe këshillat
Page view 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24

Comments to this Manuals

No comments