Aeg-Electrolux B9971-5-M Recipe Book Page 18

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 24
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 17
1000 g patate
1 lugë kafeje kripë secila, piper dhe arrë moskat
2 thelpinj hudhra
200 g djathë i grirë
3 vezë
100 ml qumësht
250 ml ajkë
4 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Qëroni patatet, pritini në feta të holla, thajini dhe pastaj lyejini me kripë dhe erëza. Fërkoni
me një thelb hudhër enën zjarrduruese të pjekjes dhe më pas lyejeni me gjalpë. Gjysmën e
fetave të patateve me erëza shpërndajini në enë, dhe më pas shtroni pak djathë të grirë
mbi to. Shtroni mbi shtresën e parë, pjesën e mbetur të fetave të patateve dhe shpërndani
mbi to pjesën e mbetur të djathit të grirë. Grini thelbin e dytë të hudhrës dhe përziejeni së
bashku me vezët, qumështin dhe ajkën. Hidhni mbi patate masën e përgatitur dhe pastaj
shpërndani në copa pjesën e mbetur të gjalpit në sipërfaqe.
ONION TARTE
Për brumin:
300 g miell
•20 g maja birre
125 ml qumësht i vakët
1 vezë
50 g gjalpë
Garniturat:
750 g qepë
250 g pancetë
3 vezë
250 g krem gatimi
125 ml qumësht
1 lugë kafeje kripë
½ lugë kafeje piper i bluar
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierje dhe krijoni një vrimë në qendër. Copëtoni majanë e birrës,
hidheni në pjesën e hapur të miellit, përziejeni me qumështin dhe pak miell nga anët,
spërkatni pak miell dhe lëreni masën në një vend të ngrohtë që të vijë për aq kohë derisa
pjesa e brumit e lyer me miell nga lart të fillojë të plasaritet. Hidhni vezën në anë të miellit.
Të gjithë përbërësit përziejini në një masë brumi. Pas kësaj, lëreni brumin në një vend të
ngrohtë që të vijë derisa të jetë dyfishuar në masë. Ndërkohë, qërojini dhe preini qepët në
katër pjesë, dhe më pas preini hollë. Prijeni pacetën në kuba të vegjël dhe gatuajeni lehtë
në një plitkë gatimi së bashku me qepët, derisa këto të fundit të bëhen transparente, dhe
pastaj lërini të ftohen. Hapeni brumin dhe vendoseni atë në tavën e lyer të pjekjes, shpojeni
fundin me një pirun dhe ngjishini anët për lart. Lëreni brumin që të vijë përsëri. Përzieni së
bashku vezët, kremin e gatimit, qumështin, kripën dhe piperin. Shtoni në përzierje qepët e
ftohura dhe pancetën. Përziejini të gjitha bashkë dhe hidheni në shtresën e brumit të
formuar. Hapeni njëtrajtësisht. Futeni piten me qepë në furrë.
18
Përdorimet, tabelat dhe këshillat
Page view 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24

Comments to this Manuals

No comments