Aeg-Electrolux B9971-5-M User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
3Udhëzimet për përdorim
Udhëzimet për përdorim
1 Udhëzime sigurie
Siguria elektrike
Aparati lejohet të kyçet në rrjet vetëm nga një specialist me autorizim të posaçëm.
Në rast defektesh ose dëmtimesh të aparatit: Nxirrni ose fikni siguresat.
Riparime të aparatit lejohen të kryhen vetëm nga specialistë. Riparime
joprofesionale mund të shkaktojnë rreziqe të konsiderueshme. Në rast riparimi
kontaktoni shërbimin tonë për klientë ose shitësin tuaj të specializuar.
Siguria për fëmijë
Fëmijë të vegjël mos i lini kurrë të paruajtur kur aparati është në përdorim.
Ky aparat është i pajisur me një sigurim për fëmijë.
Siguria gjatë përdorimit
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të tyre fizike, emocionale ose shpirtërore ose
mungesës së eksperiencës ose mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë pajisje pa
mbikëqyrjen ose këshillimin e një personi kompetent.
Ky aparat duhet të përdoret vetëm për gatimin, skuqjen dhe pjekjen e zakonshme
shtëpiake të gjellëve.
Kujdes kur lidhni aparate elektrike në prizat në afërsi të aparatit. Kabllot e kyçjes
elektrike nuk duhet të ngecin nën derën e nxehtë të furrës.
Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë përdorimit, brendësia e furrës bëhet e nxehtë.
Kur përdorni përbërës alkoholike në furrë, mund të krijohet eventualisht një e përzier
nga alkoholi dhe ajri, që merr lehtë flakë. Në këtë rast hapni derën me kujdes. Mos i
afroni prush, shkëndija ose zjarr.
3 Shënim për akrilamid
Sipas njohurive më të reja shkencore, një skuqje intensive e ushqimeve, posaçërisht e
produkteve që përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë një rrezikim shëndetësor nga
akrilamidi. Prandaj këshillojmë të gatitni me temperatura sa më të ulëta dhe gjellët t’i
mos skuqni tepër.
Kështu u shmangeni dëmeve në aparat
Mos e shtroni furrën me fletë alumini dhe mos vendosni asnjë tepsi, asnjë tenxhere
etj. mbi fundin, sepse përndryshe do të dëmtohet smalti i furrës nga nxehtësia e
bllokuar.
Lëngje frutash që pikojnë nga tepsia shkaktojnë njolla që nuk hiqen dot më. Për torta
shumë të lëngshme përdorni një tepsi të thellë.
Mos ngarkoni derën e hapur të furrës.
Mos derdhni kurrë ujë drejtpërdrejt në furrën e nxehtëMund të shkaktohen dëmtime
të smaltit dhe ndërrime të bojës.
Nga përdorimi i forcës, sidomos në cepat e xhamit të ballit, mund të thyhet xhami.
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments