Aeg-Electrolux B9971-5-M User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
SI TË VEPROJMË NËSE… 29
TË DHËNA TEKNIKE 30
UDHËZIME PËR INSTALIMIN 30
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN 31
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me kujdes këtë manual:
Për të mbrojtur veten dhe pronën tuaj.
Për të respektuar mjedisin
Për funksionim të rregullt të pajisjes.
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me pajisjen edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton dëme.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit të
pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të
kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse
këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimeve fizike.
Mbajini fëmijët dhe kafshët larg pajisjes, gjatë kohës që dera e saj është e hapur ose
pajisja është në funksionim, sepse ajo nxehet. Ekziston rreziku i lëndimeve fizike ose
gjymtimeve të përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokimi për fëmijët ose bllokim të butonave (bllokim të butonave
të kontrollit), përdoreni. Ky funksion nuk lejon që fëmijët dhe kafshët ta vënë pajisjen në
punë pa dashur.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta instalojë dhe ta lidhë pajisjen në rrjet. Lidhuni
me një qendër shërbimi të miratuar. Kjo do të parandalojë rrezikun e dëmtimeve në
strukturë ose lëndimet fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në rrjet,
po të jetë dëmtuar. Nëse është e nevojshme, lidhuni me shitësin.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve. Kjo gjë mund të shfuqizojë
garancinë.
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Bëni kujdes kur lëvizni pajisjen. Pajisja është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos e ngrini pajisjen nga doreza.
Të dhëna për sigurinë
3
892939384-C-052011
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments