Aeg-Electrolux B9971-5-M User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Gatuani gjithmonë me derën e pajisjes të mbyllur edhe kur piqni në skarë.
Kujdesi dhe pastrimi
Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe shkëputeni nga rrjeti elektrik.
Para se ta mirëmbani, sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje. Ka rrezik që
panelet e xhamit të thyhen.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë. Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të tjera
mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e materialit të sipërfaqes
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për kekët shumë të lëngshëm për të parandaluar që
lëngjet e frutave të lënë njolla që mund të mos hiqen më.
Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte të ndezshme ose produkte që mund të shkaktojnë
gërryerje.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me avull, pastrues me presion të lartë, objekte të
mprehta, pastrues abrazivë, sfungjerë gërryes dhe lëngje që heqin njollat.
Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
Mos e pastroni derën prej xhami me agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse metalike.
Sipërfaqja rezistente ndaj të nxehtit e xhamit të brendshëm mund thyhet e të kriset.
Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen, ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju duhet
t'i zëvendësoni. Lidhuni me qendrën e shërbimit.
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
Pastrimi pirolitik
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë pastrimit pirolitik.
Mos u përpiqni të hapni derën dhe mos ndërprisni energjinë elektrike gjatë pastrimit
pirolitik.
Mbajini fëmijët larg gjatë pastrimit pirolitik. Pajisja nxehet shumë. Ka rrezik djegieje.
Gjatë pastrimit pirolitik, papastërtitë e forta mund të shkaktojnë çngjyrim të smaltit.
Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon mbi funksionimin e pajisjes
Rrezik zjarri
Hapeni derën me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një përzierje
alkooli dhe ajri. Ka rrezik zjarri.
Mos lejoni që pranë pajisjes të ketë shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.
Mos vendosni produkte ose sende të ndezshme ose të lagura me produkte të ndezshme,
dhe/ose objekte të shkrishme (prej plastmasi ose alumini) afër ose brenda në pajisje.
Llambushka e furrës
Llambushkat e përdorura në këtë pajisje janë llamba të posaçme të përzgjedhura vetëm
për përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato nuk mund të përdoren për ndriçim të plotë
ose të pjesshëm dhome.
Nëse nevojitet zëvendësimi i llambushkës, përdorni një tjetër të së njëjtës fuqi dhe të
projektuar enkas për pajisjet elektro-shtëpiake.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti para se të zëvendësoni llambën e furrës. Ka rrezik goditjeje
elektrike.
Të dhëna për sigurinë
5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments