Aeg-Electrolux HK634200XB User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
TË DHËNA PËR SIGURINË
Për sigurinë tuaj dhe funksionimin e saktë të pajisjes, lexojeni me kujdes këtë manual
përpara instalimit dhe përdorimit. Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku me pajisjen
edhe kur e lëvizni ose e shisni. Përdoruesit duhet të dinë plotësisht karakteristikat e
funksionimit dhe funksionet e sigurisë së pajisjes.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
PARALAJMËRIM
Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të reduktuar, funksione mendore të reduktuara ose
mungesë përvoje dhe njohurish, përfshi këtu edhe fëmijët, që ta përdorin këtë pajisje. Këta
njerëz duhet të mbikëqyren ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimit.
Fëmijët mbajini larg nga pajisja gjatë dhe pas punës së saj, derisa pajisja të jetë ftohur.
PARALAJMËRIM
Aktivizoni mekanizmin e sigurisë së fëmijëve për të parandaluar fëmijët e vegjël dhe kafshët
shtëpiake të aktivizojnë pajisjen aksidentalisht.
Siguria gjatë funksionimit
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të parë.
Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
Ka rrezik djegieje! Mos vendosni sende metalike, për shembull takëme ose kapakë
tenxheresh mbi sipërfaqen e gatimit. Ato mund të nxehen shumë.
Përdoruesit me stimulues kardiak të implantuar, duhet ta mbajnë trupin minimalisht 30
cm larg zonave të gatimit me induksion ndërsa janë të aktivizuara.
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri! Yndyra dhe vajrat e tejnxehur mund të marrin flakë shumë shpejt.
Përdorimi i saktë
Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë punës.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak!
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune apo mbështetëse.
Mos vendosni lëngje dhe materiale që marrin flakë shpejt, objekte që shkrijnë shpejt (prej
plastike ose alumini) mbi ose pranë pajisjes.
Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të prekin
pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini të koklaviten kabllot elektrike.
Si të shmangni një dëmtim në pajisje.
Nëse objektet ose enët bien mbi xham, sipërfaqja mund të dëmtohet.
4 Të dhëna për sigurinë
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments