Aeg-Electrolux HK634200XB User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 16
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
PARALAJMËRIM
Aktivizoni mekanizmin e sigurisë së fëmijëve për të parandaluar fëmijët e vegjël dhe kafshët
shtëpiake të aktivizojnë pajisjen aksidentalisht.
Siguria gjatë funksionimit
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të parë.
Fikini në "off" zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
Ka rrezik djegieje! Mos vendosni sende metalike, për shembull takëme ose kapakë
tenxheresh mbi sipërfaqen e gatimit, pasi mund të nxehen shumë.
Përdoruesit me stimulues kardiak të implantuar, duhet ta mbajnë trupin minimalisht 30
cm larg zonave të gatimit me induksion ndërsa janë të ndezura.
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri! Yndyra dhe vajrat e tejnxehur marrin flakë shumë shpejt.
Përdorimi i saktë
Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë punës.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi!
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune apo mbështetëse.
Mos vendosni lëngje dhe materiale që marrin flakë shpejt ose objekte që shkrijnë (prej
plastike ose alumini) mbi ose pranë pajisjes.
Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të prekin
pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini të koklaviten kabllot elektrike.
Si të shmangni një dëmtim në pajisje
Nëse objektet ose enët bien mbi xhamin qeramik, sipërfaqja mund të dëmtohet.
Enët prej çeliku të derdhur, alumini të derdhur ose me bazament të dëmtuar mund të
gërvishtin xhamin qeramik nëse i lëvizni ato mbi sipërfaqe.
Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh, për të shmangur dëmtime të enës dhe xhamit
qeramik.
Mos i përdorni zonat e gatimit me enë bosh ose pa enë sipër.
Mos mbuloni asnjë pjesë të pajisjes me letër alumini.
Mos mbuloni hapësirën e ventilimit prej 5 mm midis sipërfaqes së gatimit dhe pjesës
ballore të njësisë nën të.
PARALAJMËRIM
Nëse ka ndonjë plasaritje mbi sipërfaqe, shkëputeni pajisjen nga korrenti për të
shmangur goditjet elektrike.
Të dhëna për sigurinë
3
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 15 16

Comments to this Manuals

No comments