Aeg-Electrolux HK634200XB User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 16
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Udhëzime për instalimin
Përpara instalimit , shënoni këto të dhëna që gjeni në etiketën e parametrave:
Përshkrimi i modelit (Modeli)................
Numri i produktit (Prod. Nr.) ............. ....
Numri serial (Ser. Nr.) ...............
Etiketën e parametrave të pajisjes e gjeni në pjesën e saj të poshtme .
HK634200X-B
949 593 251 00
58 GAD D5 AU
220-240 V 50-60-Hz
7,4 kW
Induction 7,4 kW
AEG-ELECTROLUX
Udhëzime për Sigurinë
PARALAJMËRIM
Duhet t'i lexoni ato!
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar nga transportimi. Mos e lidhni pajisjen nëse është
e dëmtuar. Nëse është e nevojshme, flisni me shitësin.
Vetëm një teknik i autorizuar shërbimi mund ta instalojë, ta lidhë ose ta riparojë këtë pajisje.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Pajisjet inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pajisjen siç duhet në njësitë inkaso dhe
në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.
Mos i ndryshoni specifikimet e mos e modifikoni këtë produkt. Rrezik plagosjeje dhe dëmtimi
të pajisjes.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret, direktivat dhe standardet në fuqi të vendit ku do të
përdorni pajisjen (normat e sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e sigurisë elektrike, etj.)!
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera!
Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve elektrike, si për shembull, montoni sirtarët vetëm me
një bazament mbrojtës nën pajisje!
Ruajini sipërfaqet e çara të planit të punës kundër lagështirës, me një izolues të mirë!
Fiksojeni pajisjen me planin e punës pa lënë asnjë hapësirë, me një mjet të saktë!
Mbroni bazamentin e pajisjes nga avulli dhe lagështia e krijuar, p.sh. nga enëlarësja ose
furra!
Mos e instaloni pajisjen prapë dyerve ose nën dritare! Nëse nuk veproni kështu, enët e
nxehta mund të bien nga vatra kur hapni dyert apo dritaret.
PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi nga korrenti elektrik. Ndiqini me kujdes udhëzimet për lidhjet elektrike.
Në kontaktet elektrike të pajisjes kalon rrymë.
Hiqni tensionin nga kontaktet elektrike të pajisjes.
Instalojini ato saktë për të dhënë një mbrojtje kundër goditjes elektrike.
Prizat i liruara ose të pasakta si dhe lidhjet e spinës mund të shkaktojnë nxehjen e
kontakteve elektrike.
Një elektricist i kualifikuar duhet të kryejë lidhjet në mënyrë të saktë.
Përdorni një morsetë shtrënguese tek kablli.
Përdorni kabllin e duhur elektrik të tipit H05BB-F Tmax 90°C (ose më e lartë) për një lidhje
mono-fazë ose dy-fazore.
4
Udhëzime për instalimin
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 15 16

Comments to this Manuals

No comments