Aeg-Electrolux KB9820E-M User Manual Page 22

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 21
Përdorimet, tabelat dhe këshilla
Gatimi me avull
Për të gatuar me avull përdorni funksionet e furrës të gatimit me avull ose të gatimit
me intervale
.
PARALAJMËRIM
Mos e hapni në asnjë rast derën e furrës gjatë gatimit me avull
.
Përdorni vetëm ujë si lëng për të krijuar avullin!
Ena e gatimit me avull
Për gatimin me avull janë të përshtatshme enët të cilat janë të përbëra nga material që
duron nxehtësinë dhe që është i qëndrueshëm ndaj gërryerjes.
Gjithashtu shumë të përshtatshme janë edhe enët e zierjes çelik të kromuar (shikoni
pjesët e veçanta shtesë).
Nivelet e vendosjes
Nivelet e vendosjes në furrë mund të gjenden në tabelat e mëposhtme. Nivelet e
vendosjes numërohen nga poshtë lart.
Udhëzime të përgjithshme
Në kohët e gatimit më të gjata se 30 minuta ose në rastin e sasive të mëdha të ushqimit
që do të gatuhet, nëse nevojitet, shtoni përsëri ujë.
Gjatë funksionit të furrës të gatimit me avull
, hiqeni filtrin e yndyrës , sepse
përndryshe kohëzgjatja e gatimit do të jetë më e madhe.
Nëse pajisja nuk përdoret për një kohë të gjatë, shpëlani mirë sirtarin e ujit, tubat e lidhjes
dhe krijuesin e avullit (shikoni kapitullin "Pastrimi dhe kujdesi").
Udhëzime për tabelat e gatimit me avull dhe të gatimit me intervale
Në tabelat në vijim ju do të gjeni të dhënat e nevojshme për temperaturat, kohët e
përgatitjes dhe nivelet e vendosjes në furrë për disa lloje ushqimesh.
Temperaturat dhe kohët e gatimit janë vlera të përafërta, sepse ato varen nga përbërja
dhe madhësia e ushqimit që do të gatuhet, nga sasia dhe nga ena e gatimit.
Nëse nuk gjeni të dhëna konkrete për një recetë të veçantë, orientohuni sipas një ushqimi
të ngjashëm me të.
Nëse nuk këshillohet ndryshe, tabelat vlejnë për fillimin e gatimit me furrë të ftohtë.
Gatimi me avull
Lloji i përgatitjes së ushqimit me anë të gatimit me avull
është i përshtatshëm për të
gjitha llojet e ushqimit, të freskëta ose të ngrira. Ai mund të përdoret për gatimin, ngrohjen,
shkrirjen, zierjen ose përvëlimin e perimeve, mishit, peshkut, brumërave, orizit, misrit,
drithërave dhe vezëve.
Gatimi i menyve
Gjatë një procesi gatimi mund të përgatiten meny të plota. Duhen zgjedhur ushqime që në
mënyrë ideale kërkojnë kohë gatimi të ngjashme. Nëpërmjet kësaj mënjanohet problemi që
përbërës të veçantë të mos mbeten pa u gatuar mirë ose të gatuhen më shumë se ç'duhet.
Sasia e ujit që duhet hedhur, duhet t'i përputhet sasisë më të madhe të ujit të dhënë për
përbërësit e veçantë të zgjedhur. Për udhëzime shikoni tabelat.
22
Përdorimet, tabelat dhe këshilla
Page view 21
1 2 ... 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments