Aeg-Electrolux KM9800E-M User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 60
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Udhëzime përdorimi
Udhëzime sigurie
Instruksione të rëndësishme mbi sigurinë!
Lexojini udhëzimet me kujdes dhe ruajini ato për përdorimin në të ardhmen!
Siguria elektrike
Pajisja lejohet që të lidhet vetëm nga një teknik specialist i autorizuar.
Në rast defektesh ose dëmtimesh në pajisje: hiqni siguresat ose fikini ato.
Nëse guarnicioni i derës dhe pjesë të guarnicionit të derës janë të dëmtuara, nuk
lejohet që pajisja të vihet në funksionim pa u rregulluar.
Riparimet në pajisje lejohen të kryhen vetëm nga persona të specializuar.
Nga riparimet e pasakta mund të lindin rreziqe serioze. Në rast riparimesh,
drejtojuni shërbimit tonë për klientin ose shitësit të autorizuar.
Siguria për fëmijët
Mbajini larg me çdo kusht fëmijët e vegjël. Sigurohuni që të mos ngarkoni fëmijë
të vegjël për përdorimin e pajisjes.
Si rregull, ushqimi i fëmijës duhet ngrohur në gota ose në shishe pa kapak ose
pa mbyllje. Pas ngrohjes përziejeni ose tundeni mirë ushqimin me qëllim që
ngrohtësia të shpërndahet njëtrajtësisht. Përpara se t'ia jepni ushqimin fëmijës,
ju lutemi provojeni me çdo kusht temperaturën e ushqimit.
Gjatë përdorimit të skarës (vetëm ose në kombinim me mikrovalët) xhami do të
bëhet shumë i nxehtë. Prandaj, mbajini fëmijët e vegjël larg derës së pajisjes.
Gjatë kohës që pajisja është në përdorim, mos i lini asnjëherë pa mbikëqyrje
fëmijët e vegjël.
Kjo pajisje është e pajisur me një sigurim për fëmijët.
Siguria gjatë përdorimit
Kjo pajisje lejohet që të përdoret vetëm për gatim, skuqje dhe pjekje të ushqimeve
për përdorim familjar.
Udhëzime sigurie
5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 59 60

Comments to this Manuals

No comments