Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 12

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 11
Opsionet RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM) ose NIGHT CYCLE (CIKLI I NATËS)
nuk mund të përzgjidhen me një program NON-STOP (PA NDALIM) (shihni pjesën e
Tharjes).
Për të mësuar si të zbrazni ujin, lexoni kapitullin «Në përfundim të programit».
Butonat e opsioneve të programit
Mund të kombinoni mes tyre funksione të ndryshme, nëse e lejon programi.
PARALAJMËRIM
Jo të gjitha opsionet janë të pajtueshme me njëra-tjetrën. Simbolet e opsioneve të
papajtueshme do të zhduken.
Megjithatë, nëse përzgjidhni një opsion të papajtueshëm me programin e larjes që keni
cilësuar ose me ndonjë opsion tjetër, mesazhi Err (gabim) do të afishohet për pak sekonda
dhe drita treguese e verdhë e butonit 7 do të fillojë të pulsojë.
Opsionet duhet t'i përzgjidhni pasi të keni përzgjedhur programin, por para se të shtypni
butonin 7 . Shtypni butonin 5 : në ekran do të afishohen të gjitha simbolet e opsioneve.
Për t'i parë të gjitha opsionet e përdorshme, shtypni butonin 5 . Simboli përkatës do të
afishohet në ekran dhe do të fillojë të pulsojë.
Shtypni butonin 6 për të aktivizuar dhe konfirmuar zgjedhjen tuaj. Një vijë e zezë shfaqet
nën simbolin e përzgjedhur, për të treguar se ky opsion është cilësuar tashmë. Shtypeni të
njëjtin buton, për ta çaktivizuar opsionin.
Pasi të keni përzgjedhur opsionet, prisni pak sekonda derisa ekrani të kthehet në statusin e
paracaktuar. Opsionet e përzgjedhura do të afishohen në ekran.
Për pajtueshmërinë midis opsioneve dhe programeve të larjes, shihni kapitullin «Programet
e Larjes».
Opsioni PREWASH (PARALARJE)
Përzgjidheni këtë opsion nëse dëshironi që rrobat të paralahen në 30°C para larjes kryesore.
Paralarja përfundon me një centrifugim të shkurtër në programet për tekstile pambuku dhe
sintetike, ndërsa në programet për tekstile delikate vetëm sa zbrazet uji.
Simboli përkatës do të shfaqet në ekran.
Ky opsion këshillohet për teshat shumë të ndotura.
Opsioni STAIN (NJOLLA)
Përzgjidheni këtë opsion për të trajtuar me heqësin e njollave rroba shumë të ndotura ose
rroba me njolla (larje kryesore e tejzgjatur me fazë veprimi për njollat të optimizuar në
kohë). Simboli përkatës do të shfaqet në ekran.
Ky opsion nuk mund të përdoret me temperaturë më të ulët se 40°C.
Nëse dëshironi të kryeni një program me opsionin për njolla, hidhni heqës njollash në
dhomëzën
.
Opsioni SENSITIVE (DELIKATE)
Po të përzgjidhni këtë opsion, intensiteti i larjes do të ulet. Pajisja shton një shpëlarje në
programet për të pambuktat dhe sintetiket. Simboli përkatës do të shfaqet në ekran.
12
Përdorimi I përditshëm
Page view 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments