Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 14

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 13
Shtyrjen e programit mund ta modifikoni ose ta anuloni në çdo kohë, përpara se të shtypni
butonin 7 .
Dera do të bllokohet gjatë gjithë kohës së shtyrjes. Nëse dëshironi të shtoni rroba në makinë
gjatë kohës së vonimit, shtypni butonin 7 për ta vënë makinën në pauzë. Kur simboli i Derës
zhduket nga ekrani, kjo do të thotë se dera mund të hapet. Shtoni rroba, mbylleni derën
dhe shtypni butonin 7 përsëri.
Përzgjedhja e shtyrjes së programit.
Përzgjidhni programin dhe opsionet e dëshiruara.
Përzgjidhni shtyrjen e programit.
Shtypni butonin 7 : pajisja fillon të numërojë mbrapsht sipas orëve. Programi do të fillojë
pasi të ketë përfunduar shtyrja e programit.
Anulimi i shtyrjes së programit
Vëreni makinën larëse në PAUZË duke shtypur butonin 7 ;
Shtypni butonin 8 deri sa simboli
’ të afishohet;
Shtypni butonin 7 përsëri, për ta nisur programin.
Shtyrja e përzgjedhur mund të ndryshohet vetëm mbasi ta përzgjidhni programin e larjes
përsëri.
Shtyrja e programit nuk mund të zgjidhet me programin e zbrazjes së ujit.
Ndryshimi i një opsioni ose i një programi në proces
Është e mundur të ndryshohet çdo opsion para se programi ta kryejë atë. Përpara se të bëni
ndonjë ndryshim, duhet të vendosni makinën larëse në pauzë duke shtypur butonin 7 .
Mund të ndryshoni një program në proces vetëm duke e ricilësuar . Rrotullojeni çelësin
përzgjedhës të programit në
pastaj në pozicionin e programit të ri. Niseni programin e
ri duke shtypur butonin 7rsëri. Uji i larjes në kazanin e makinës larëse nuk do të zbrazet.
Ndërprerja e një programi
Shtypni butonin 7 për të ndërprerë një program në proces, drita treguese përkatëse do të
fillojë të pulsojë. Shtypni sërish butonin për të rifilluar programin.
Anulimi i një programi
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës në për të anuluar një program që është duke u kryer.
Tani mund të përzgjidhni një program të ri.
Hapja e derës pasi të ketë filluar programi
Kur pajisja është duke punuar dhe gjatë kohës së shtyrjes së programit, dera mbetet e
bllokuar. Nëse ju duhet ta hapni derën për ndonjë arsye, vëreni më parë pajisjen në pauzë
duke shtypur butonin 7 .
Kur simboli DOOR (DERA) zhduket nga ekrani, kjo do të thotë se dera mund të hapet.
Nëse simboli DOOR (DERA) mbetet në ekran dhe dera mbetet e bllokuar, kjo do të thotë
se pajisja ka filluar të nxehë ujin ose niveli i ujit është tepër i lartë për të lejuar hapjen e
derës. Në këtë rast dera nuk mund të hapet.
Nëse nuk e hapni dot derën por duhet ta bëni këtë patjetër, duhet ta fikni pajisjen duke e
rrotulluar çelësin përzgjedhës në pozicionin
. Dera mund të hapet pas pak minutash
(bëni kujdes për nivelin e ujit dhe temperaturën!) .
14
Përdorimi I përditshëm
Page view 13
1 2 ... 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments