Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Çdo objekt, si monedha, paramane, gozhdë, vidha, guriçka apo çdo material tjetër i fortë
dhe i mprehtë mund të shkaktojë dëmtime të mëdha, kështu që nuk duhet vendosur të
pajisje.
Përdorni vetëm sasitë e këshilluara të zbutësit dhe detergjentit të rrobave. Nëse e
mbingarkoni lavatriçen me tesha, këto të fundit mund të dëmtohen. Ndiqni këshillat e
prodhuesit sa i përket sasive.
Teshat e vogla, si çorapet, lidhëset, rripat e mesit që lahen, etj. në një qeskë për larje ose
në një këllëf jastëku, pasi këto tesha mund të rrëshqasin midis kazanit dhe legenit të
brendshëm.
Mos e përdorni lavatriçen për të larë tesha të gomuara, tesha pa bordurë të kthyer ose
materiale të grisura apo të shqyera.
Pas përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik dhe
mbyllni çelësin e furnizimit me ujë.
Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga persona pa
përvojë, do të shkaktojnë plagosje ose keqfunksionim serioz. Kontaktoni Qendrën lokale
të Shërbimit. Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e pjesëve të këmbimit origjinale.
Instalimi
Kjo pajisje është e rëndë. Duhet të bëni kujdes kur e zhvendosni atë.
Kur e shpaketoni pajisjen, kontrolloni që të mos jetë e dëmtuar. Nëse dyshoni, mos e
përdorni dhe kontaktoni menjëherë Qendrën e Shërbimit.
Përpara përdorimit hiqni çdo mjet paketues. Nëse nuk bëni kështu, produkti dhe ambienti
juaj do të dëmtohen rëndë. Shikoni paragrafin përkatës në manualin e përdorimit.
Pasi të keni instaluar pajisjen, kontrolloni që të mos ketë shkelur zorrën e furnizimit me
ujë dhe të kullimit, si dhe që plani i sipërm të mos ketë shtypur kabllin e ushqimit elektrik
kundrejt murit.
Nëse pajisja është vendosur mbi një dysheme të shtruar, ju lutemi të rregulloni këmbëzat
në mënyrë të tillë që të mundësoni qarkullimin e lirë të ajrit nën pajisje.
Sigurohuni gjithmonë që nuk ka rrjedhe uji nga zorrët si dhe për lidhjet e tyre pas
instalimit.
Nëse pajisja është instaluar në një vend të ftohtë, ju lutemi lexoni kapitullin "rreziqet e
ngrirjes".
Çdo ndërhyrje hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një
hidraulik i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një
elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Përdorimi
Kjo pajisje është ndërtuar për përdorim shtëpiak. Ajo nuk duhet përdorur për qëllime
ndryshme nga ato për të cilat është projektuar.
Lani dhe thani në pajisje vetëm tesha që janë të përshtatshme për larjen në lavatriçe ose
tharjen. Ndiqni udhëzimet në çdo etiketë mbi tesha
Mos e mbingarkoni pajisjen. Shihni Tabelën e Programeve të Larjes.
Përpara larjes, sigurohuni që xhepat e teshave të jenë bosh si dhe kopsat dhe zinxhirët
të jenë të mbërthyer. Shmangni larjen në pajisje të teshave të ngrëna apo të grisura si
dhe trajtojini paraprakisht njollat e tilla si bojë muri, bojë shkrimi, ndryshk dhe barishte,
përpara se t'i lani ato në pajisje. Sutjenat me tela NUK duhet të lahen në pajisje.
4
Të dhëna për sigurinë
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments