Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Teshat që janë ndotur me nënprodukte të naftës që avullojnë nuk duhet të lahen në
pajisje. Nëse përdorni lëngje pastruese të avullueshme, duhet të bëni kujdes që lëngu të
mënjanohet nga tesha përpara se ta fusni në pajisje këtë të fundit.
Sikurse disa jorganë, veçanërisht ata me pupla duhen larë/tharë në pajisje të mëdha
komerciale për shkak të madhësisë së tyre, ju lutemi kontrolloni shënimet e prodhuesit
përpara se t'i lani ato në lavatriçen e shtëpisë.
Përdoruesit duhet të kontrollojnë gjithmonë nëse kanë harruar nëpër xhepat e teshave
çakmakë (të disponueshëm ose jo).
Mos i thani kurrë teshat që kanë qenë në kontakt me kimikate, si lëngje për pastrim kimik.
Këto janë lëndë të djegshme dhe mund të shkaktojnë një shpërthim. Thani vetëm tesha
që janë larë me ujë ose që kanë nevojë për ajrim.
Shishet plastike të detergjentit nuk duhen lënë në kazan të lavatriçes gjatë ciklit të tharjes,
pasi plastike e përdorur nuk është projektuar për t'i rezistuar nxehtësisë. Nëse dëshironi
të lani dhe thani, duhet të përdorni sirtarët përkatës të detergjentit.
Mos e tërhiqni kurrë kabllin ushqyes për të hequr spinën nga priza; kapeni gjithmonë
nga vetë spina.
Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj të re nëse kablloja i ushqimit, paneli i kontrollit,
sipërfaqja e punës apo bazamenti janë të dëmtuar në mënyrë të tillë që e bëjnë të
arritshme brendësinë e tharëses.
Siguria për fëmijët
Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi fizike,
ndjesore ose mendore të reduktuara, ose mungesë përvoje dhe njohurish, përveçse kur
këta mbikëqyren ose janë udhëzuar nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre.
Materialet e paketimit (si p.sh. fletët plastike, bukëpeshku) mund të jenë të rrezikshme
për fëmijët – ka rrezik asfiksimi! Mbajini ato larg fëmijëve.
Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
Sigurohuni që fëmijët ose kafshët shtëpiake
të mos futen në kazan. Pajisja përdor një
funksion të veçantë, për të mos lejuar që
fëmijët ose kafshët shtëpiake të mbeten të
mbyllura në kazan. Për ta aktivizuar këtë
funksion, rrotullojeni (pa e shtypur) në
drejtim orar butonin brenda derës, derisa e
thelluara të jetë në pozicion horizontal. Nëse
është e nevojshme përdorni një monedhë.
Për ta çaktivizuar këtë mekanizëm dhe për ta
rimundësuar mbylljen e derës, rrotulloni
butonin në drejtim kundërorar, derisa e
thelluara të kthehet në pozicion vertikal.
Përshkrim i produktit
Pajisja juaj e re përputhem me gjithë kriteret bashkëkohore për trajtimin efektiv të teshave
me konsum të vogël uji, energjie dhe detergjenti.
Sistemi i RI JET ju lejon përdorimin e plotë të detergjentit dhe pakëson konsumin e ujit duke
kursyer kështu energji.
Përshkrim i produktit
5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments