Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 15

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 14
Pasi ta mbyllni derën, duhet ta përzgjidhni programin dhe opsionet sërish dhe pastaj të
shtypni butonin 7 .
Në fund të programit
Pajisja ndalon automatikisht. Drita treguese e butonit 7 fiket dhe në ekran afishohet një
pulsuese. Sinjali akustik do të dëgjohet për disa minuta.
Po të keni zgjedhur një program ose një opsion që përfundon duke lënë ujë në kazan, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme për të zbrazur ujin:
rrotullojeni çelësin përzgjedhës të programit në pozicionin
përzgjidhni programin e zbrazjes ose të centrifugimit
ulni shpejtësinë e centrifugimit nëse është nevoja, duke shtypur butonin përkatës
shtypni butonin 7
kur programi të ketë përfunduar, në ekran do të pulsojë një
. Simboli DOOR (DERA) do
të zhduket nga ekrani. Dera tani mund të hapet.
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës të programit në
për ta fikur pajisjen. Nxirrni rrobat nga
kazani dhe sigurohuni që kazani të jetë bosh.
Nëse nuk keni ndërmend të kryeni një larje tjetër, mbyllni rubinetin e ujit. Lëreni derën hapur
për të shmangur formimin e mykut dhe erërave të pakëndshme.
Pezullim : pasi programi të kete përfunduar pas pak minutash, do të aktivizohet sistemi i
kursimit të energjisë. Ndriçimi i ekranit është ulur. Duke shtypur çdo buton, pajisja do të
dalë nga statusi i kursimit të energjisë.
Përdorimi - Tharja
Vetëm tharje
Sasia e këshilluar e ngarkesës është 4 kg për rroba të pambukta dhe linoje, dhe 3 kg për
rroba sintetike.
Po të shtypni butonin Drying Time (Koha e tharjes) mund të thani deri në 6 kg rroba pambuku
(shihni tabelën «Programi i tharjes»).
Rubineti i ujit duhet të jetë i hapur dhe zorra e shkarkimit duhet të jetë vendosur
në lavaman ose të jetë lidhur me tubin shkarkues.
1. Futni rrobat në pajisje.
2. Përzgjidhni një cikël centrifugimi me shpejtësinë maksimale të lejuar për llojin e rrobave
që po lani, për të arritur rendiment optimal në tharje.
3. Përzgjidhni programin e tharjes për Të pambuktat ose Sintetiket në zonën e Tharjes të
çelësit përzgjedhës të programit. Në ekran do të afishohen simbolet DRYING (THARJE)
dhe ANTI-CREASE (KUNDËR-ZHUBROSJE) që përkojnë me fazat e programit. Në të
njëjtën kohë do të ndizen simbolet që përkojnë me nivelet që lejohen nga programi i
cilësuar/lloji i tekstilit dhe «AUTO».
4.
Përzgjidhni tharjen automatike duke shtypur butonin 3 .
Me këtë buton mund të përzgjidhni shkallën e tharjes nëpërmjet tharjes elektronike.
Makina do t'ia përshtatë automatikisht kohëzgjatjen e ciklit të tharjes shkallës së
15
Page view 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments