Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 25

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 24
Shkallët e fortësisë së ujit
Fortësia e ujit klasifikohet në "gradë" fortësie. Të dhëna mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj
mund të merrni pranë kompanisë së ujësjellësit, ose nga autoritetet tuaja lokale. Nëse
shkalla e fortësisë së ujit është mesatare ose e lartë ne u sugjerojmë të shtoni zbutës uji
duke ndjekur gjithmonë udhëzimet e prodhuesit. Kur shkalla e fortësisë është e butë,
rirregulloni sasinë e detergjentit.
Këshilla për Tharjen
Përgatitja e ciklit të tharjes
Duke qenë një pajisje tharëse, ajo punon me principin e kondensimit.
Për këtë arsye, rubineti i ujit duhet të jetë i hapur dhe zorra e shkarkimit duhet ta
zbrazë ujin në lavaman ose në tubin shkarkues edhe gjatë ciklit të tharjes.
Vini re!
Përpara se të filloni një program tharjeje, reduktoni ngarkesat e teshave të lara, për të
përftuar rezultate të mira.
Tesha të papërshtatshme për tharjen
Veçanërisht teshat delikate, si perdet sintetike, të leshtat dhe të mëndafshtat, veshjet me
copëza metalike, çorape najloni, veshje të rënda si xhupa me kapuç, mbulesa krevati,
jorganë, thasë dhe jorganë gjumi (për kamping) nuk duhen tharë në pajisje.
Mos thani rroba me ngjyra të errëta së bashku me rroba me ngjyra të hapura dhe me
push si peshqirët, pasi të parat mund të thithin pushin.
Nxirrini rrobat nga makina kur të ketë përfunduar tharja.
Për të shmangur ngarkesa elektriciteti statik në fund të tharjes, përdorni zbutës rrobash
gjatë larjes ose kushtëzues tekstili specifik për tharëse rrobash.
Veshjet e mbushura me sfungjer të gomuar ose materiale të ngjashme me sfungjerin e
gomuar nuk duhet të thahen në pajisje, sepse përbëjnë rrezik zjarri.
Gjithashtu, rrobat që përmbajnë mbetje losionesh ose llaku për flokë, diluenti për thonj
ose solucionesh të ngjashme nuk duhet të thahen në pajisje, për të shmangur formimin
e avujve të rrezikshëm.
Detergjenti dhe çdo produkt suplementar duhet të vendoset në dhomëzën e posaçme të
sirtarit, përpara se të filloni programin e larjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngët, duhet të përzgjidhni një program pa paralarje.
Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi që mundëson përdorimin optimal
detergjentit të përqendruar.
Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e tejkaloni
shenjën "MAX" në sirtarin e dhomëzës së detergjentit .
Etiketat e veshjeve
Për tharjen, ndiqni të dhënat në etiketat e prodhuesit:
= Mund të thahen në tharëse
= Tharje me temperaturë të lartë
= Tharje me temperaturë të ulur
= Mos i thani në tharëse.
Këshilla për Tharjen
25
Page view 24
1 2 ... 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments