Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 12

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 11
RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM): kur e përzgjidhni këtë opsion, uji i shpëlarjes së
fundit nuk kullohet krejt, për të mos lejuar që rrobat të zhubrosen. Në fund të programit, në
ekran do të afishohen simboli pulsues
dhe simboli RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM),
ndërsa simboli DOOR (dera e kyçur) do të mbetet i ndezur dhe drita treguese e butonit 7 do
të fiket. Dera mbetet e bllokuar, për t'ju treguar se në kazan ka ende ujë për t'u zbrazur.
NIGHT CYCLE (CIKLI I NATËS): kur përzgjidhni këtë opsion, pajisja nuk do ta zbrazë ujin e
shpëlarjes së fundit, për të shmangur zhubrosjen e rrobave. Meqë të gjitha fazat e
centrifugimit anulohen, ky cikël larjeje është shumë i qetë dhe mund të përzgjidhet për t'u
kryer natën ose kur energjia elektrike kushton më pak. Në disa programe, shpëlarjet do të
kryhen me më shumë ujë. Në fund të programit, në ekran do të afishohen simboli pulsues
dhe simboli RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM), ndërsa simboli DOOR (DERA) do të
mbetet i ndezur dhe drita treguese e butonit 7 do të fiket. Dera mbetet e bllokuar, për t'ju
treguar se në kazan ka ende ujë për t'u zbrazur.
Opsionet RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM) ose NIGHT CYCLE (CIKLI I NATËS)
nuk mund të përzgjidhen me një program NON-STOP (PA NDALIM) (shihni pjesën e
Tharjes). Për të mësuar si të zbrazni ujin, lexoni kapitullin "Në përfundim të
programit".
Butonat e opsioneve të programit
Mund të kombinoni mes tyre funksione të ndryshme, nëse e lejon programi.
PARALAJMËRIM
Jo të gjitha opsionet janë të pajtueshme me njëra-tjetrën. Simbolet e opsioneve të
papajtueshme do të zhduken.
Megjithatë, nëse përzgjidhni një opsion të papajtueshëm me programin e larjes që keni
cilësuar ose me ndonjë opsion tjetër, mesazhi Err (gabim) do të afishohet për pak sekonda
dhe drita treguese e verdhë e butonit 7 do të fillojë të pulsojë.
Opsionet duhet t'i përzgjidhni pasi të keni përzgjedhur programin, por para se të shtypni
butonin 7. Shtypni butonin 5: në ekran do të afishohen të gjitha simbolet e opsioneve.
Për t'i parë të gjitha opsionet e përdorshme, shtypni butonin 5. Simboli përkatës do të
afishohet në ekran dhe do të fillojë të pulsojë.
Shtypni butonin 6 për të aktivizuar dhe konfirmuar zgjedhjen tuaj. Një vijë e zezë shfaqet
nën simbolin e përzgjedhur, për të treguar se ky opsion është cilësuar tashmë. Shtypeni të
njëjtin buton, për ta çaktivizuar opsionin.
Pasi të keni përzgjedhur opsionet, prisni pak sekonda derisa ekrani të kthehet në statusin e
paracaktuar. Opsionet e përzgjedhura do të afishohen në ekran.
Për pajtueshmërinë midis opsioneve dhe programeve të larjes, shihni kapitullin «Programet
e Larjes».
Opsioni PREWASH (PARALARJE)
Përzgjidheni këtë opsion nëse dëshironi që rrobat të paralahen në 30°C para larjes kryesore.
Paralarja përfundon me një centrifugim të shkurtër në programet për tekstile pambuku dhe
sintetike, ndërsa në programet për tekstile delikate vetëm sa zbrazet uji.
Simboli përkatës do të shfaqet në ekran.
Ky opsion këshillohet për teshat shumë të ndotura.
12 Përdorimi I përditshëm
Page view 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments