Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 15

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 14
Anulimi i një programi
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës në për të anuluar një program që është duke u kryer.
Tani mund të përzgjidhni një program të ri.
Hapja e derës pasi të ketë filluar programi
Kur pajisja është duke punuar dhe gjatë kohës së shtyrjes së programit, dera mbetet e
bllokuar. Nëse ju duhet ta hapni derën për ndonjë arsye, vendoseni më parë pajisjen në
pauzë duke shtypur butonin 7.
Kur simboli DERA zhduket nga ekrani, kjo do të thotë se dera mund të hapet.
Nëse simboli DERA mbetet në ekran dhe dera mbetet e bllokuar, kjo do të thotë se pajisja
ka filluar të nxehë ujin ose niveli i ujit është tepër i lartë për të lejuar hapjen e derës. Në
këtë rast dera nuk mund të hapet.
Nëse nuk e hapni dot derën por duhet ta bëni këtë patjetër, duhet ta fikni pajisjen duke e
rrotulluar çelësin përzgjedhës në pozicionin
. Dera mund të hapet pas pak minutash
(bëni kujdes për nivelin e ujit dhe temperaturën!).
Pasi ta mbyllni derën, duhet ta përzgjidhni programin dhe opsionet sërish dhe të shtypni
butonin 7.
Në fund të programit
Pajisja ndalon automatikisht. Drita treguese e butonit 7 fiket dhe në ekran afishohet një
pulsuese. Sinjali akustik do të dëgjohet për disa minuta.
Po të keni zgjedhur një program ose një opsion që përfundon duke lënë ujë në kazan.
Përpara se të zbrazni ujin, kazani vazhdon të punojë në intervale të rregullta deri në
zbrazjen e ujit.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të zbrazur ujin:
rrotullojeni çelësin përzgjedhës të programit në pozicionin
përzgjidhni programin e zbrazjes ose të centrifugimit
ulni shpejtësinë e centrifugimit nëse është nevoja, duke shtypur butonin përkatës
shtypni butonin 7
kur programi të ketë përfunduar, në ekran do të shfaqet një
duke pulsuar. Simboli
DOOR (DERA) do të zhduket nga ekrani. Dera tani mund të hapet.
Rrotulloni çelësin përzgjedhës të programit tek pozicioni për të fikur pajisjen. Nxirrni
rrobat nga kazani i lavatriçes dhe kontrolloni që kazani të jetë bosh.
Nëse nuk keni ndërmend të kryeni një larje tjetër, mbyllni rubinetin e ujit. Lini derën hapur
për të shmangur formimin e mykut dhe të erërave të pakëndshme.
Pezullim: pasi programi të kete përfunduar pas pak minutash, do të aktivizohet sistemi i
kursimit të energjisë. Ndriçimi i ekranit është ulur. Duke shtypur çdo buton, pajisja do të
dalë nga statusi i kursimit të energjisë.
15
Page view 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments