Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 32

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 31
Parandalim i formimit të brymës
Nëse makina instalohet në një vend ku temperatura mund të bjerë poshtë 0°C, vazhdoni si
më poshtë:
1. mbyllni tapën e ujit dhe zhvidhosni tubin e futjes së ujit nga tapa;
2. vendoseni skajin fundor të tubit të zbrazjes së urgjencës dhe atë të tubit të hyrjes mbi
një enë të vendosur në dysheme dhe lëreni ujin të dalë;
3. vidhosni përsëri tubin e futjes së ujit dhe ripoziciononi tubin e zbrazjes së urgjencës
mbasi keni vendosur përsëri tapën.
Duke e bërë këtë, i gjithë uji që mbetet në pajisje del, duke shmangur formimin e akullit dhe
si rrjedhim dëmtimin ndaj pajisjes.
Kur e përdorni pajisjen përsëri, sigurohuni që temperatura e ambientit të jetë mbi 0°C.
Zbrazja e emergjencës
Nëse uji nuk zbrazet, veproni si më poshtë për të zbrazur pajisjen:
1. hiqni spinën nga priza e korrentit;
2. mbyllni rubinetin e ujit;
3. nëse është e nevojshme, prisni derisa uji të jetë ftohur;
4. hapni derën e pompës;
5. Vendosni një tas në dysheme dhe vendosni fundin e tubit të zbrazjes së urgjencës
tas. Hiqni kapakun. Uji duhet të kullojë në tas si pasojë e forcës së gravitetit. Kur tasi
është mbushur plot, vendosni sërish kapakun në tub. Zbrazni tasin. Përsëriteni
procedurën derisa të mos derdhet më ujë nga zorra;
6. pastrojeni pompën nëse është e nevojshme në mënyrën e sipër përshkruar;
7. zëvendësoni tubin e zbrazjes së urgjencës në vendin e vet mbasi e keni futur atë;
8. vidhosni përsëri pompën dhe mbyllni derën.
SI TË VEPROJMË NËSE…
Disa probleme mund të shmangen me pak mirëmbajtje dhe vëmendje, pa qenë nevoja të
thërrisni teknikun. Para se të lidheni me Qendrën lokale të Shërbimit, kryeni kontrollet e
mëposhtme.
Kur pajisja është në punë, mund të ndodhë që drita treguese e verdhë e butonit 7
pulsojë, një nga kodet e alarmit më poshtë të afishohet në ekran dhe, në të njëjtën kohë, të
dëgjohen sinjale akustike çdo 20 sekonda, për të lajmëruar se pajisja nuk po funksionon si
duhet:
: problem me furnizimin me ujë
: problem me zbrazjen e ujit
: dera është e hapur
: është aktivizuar sistemi kundër përmbytjes
Sapo problemi të jetë mënjanuar, shtypni butonin 7 për ta rinisur programin. Nëse problemi
nuk mënjanohet pas gjithë këtyre kontrolleve, lidhuni me Qendrën lokale të Shërbimit.
32 Si të veprojmë nëse…
Page view 31
1 2 ... 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments