Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 36

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 35
Problemi Shkaku i mundshëm/ Zgjidhja
Pajisja bën një zhurmë të pazakontë:
Pajisja është e pajisur me një lloj motori që bën
një zhurmë të pazakontë, në krahasim me atë të
motorëve të tjerë tradicionalë. Ky lloj i ri motori
siguron një fillim më të lehtë dhe një
shpërndarje më të mirë të rrobave në kazan
gjatë centrifugimit, si dhe rrit qëndrueshmërinë
e pajisjes.
Në kazan nuk duket të ketë ujë:
Pajisjet e bazuara në teknologjinë moderne
punojnë në mënyrë shumë ekonomike, duke
përdorur shumë pak ujë, pa ndikuar në
rendiment.
Në ekran shfaqet kodi i alarmit :
Është aktivizuar sistemi kundër përmbytjes.
Hiqeni spinën nga priza, mbyllni rubinetin e
ujit dhe lidhuni me Qendrën e Shërbimit.
Rrobat janë plot me push me ngjyra të tjera:
Rrobat e lara në ciklin e mëparshëm, kanë
lëshuar push të një ngjyre tjetër.
Faza e tharjes ndihmon në eliminimin e një
pjese të pushit.
Pastroni rrobat me një heqës pushi.
Në rast se ka sasi të tepruar pushi në kazan, vini
në përdorim një program të veçantë për ta
pastruar atë (referojuni “PUSH NË RROBA” për
hollësira të mëtejshme).
Nëse nuk jeni në gjendje ta identifikoni ose ta
zgjidhni problemin, lidhuni me qendrën e
shërbimit. Përpara se të telefononi, shënoni
modelin, numrin serial dhe datën e blerjes së
pajisjes tuaj: Qendra e Shërbimit do t’jua kërkojë
këto të dhëna.
TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat Gjerësia
Lartësia
Thellësia
60 cm
82 cm
63 cm
Lidhja elektrike
Tensioni - Fuqia e përgjithshme
- Siguresa
Të dhënat për lidhjen elektrike jepen në pllakën e specifikimeve
në buzën e brendshme të derës së pajisjes.
36 Të dhëna teknike
Page view 35
1 2 ... 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments