Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 24

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 23
Heqja e njollave
Njollat kokëforta mund të mos hiqen thjesht me ujë dhe detergjent. Për këtë arsye, është
e këshillueshme t'i trajtoni ato paraprakisht përpara larjes në lavatriçe.
Gjak: trajtojini njollat e freskëta me ujë të ftohtë. Për njollat e thara, lërini gjithë natën
në ujë me detergjent të posaçem më pas fërkojini me ujin me sapun.
Bojëra vaji: njomini me heqës njollash me bazë benzine, vendoseni teshën mbi një copë
të butë dhe lyejeni njollën; trajtojeni disa herë.
Njolla yndyre të thara: njomini me heqën terpentinë, vendoseni teshën mbi një
sipërfaqe të butë dhe lyejeni njollën me majat e gishtërinjve dhe një copë pambuku;
Ndryshk: acid oksalik i shkrirë në ujë të nxehtë ose një produkt që heq ndryshkun i
përdorur i ftohtë. Bëni kujdes me njollat e ndryshkut që nuk janë të freskëta, pasi
struktura celuloze do të jetë dëmtuar tashmë dhe në copë mund të krijohet një vrimë.
Njolla balte: trajtojini me zbardhues, shpëlajini mirë (vetëm të bardhat dhe ato me
ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Yndyrë: sapunisini lehtë dhe trajtojini me zbardhues (vetëm të bardhat dhe ato me
ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Bojë stilolapsi dhe ngjitëse (zamk): njomeni me aceton
1)
, vendoseni teshën mbi një
leckë të butë dhe lyejeni bojën.
Buzëkuq: njomeni me aceton si më sipër, më pas trajtojini njollat me tretës boje. Çdo
shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me zbardhues.
Verë e kuqe: futeni në ujë me detergjent, shpëlajeni dhe trajtojeni me acid acetik ose
citrik, e më pas shpëlajeni me ujë. Çdo shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me zbardhues.
Bojë shkrimi: në varësi të llojit të bojës, lyejeni teshën fillimisht me aceton
1)
, e më pas
me acid acetik; trajtojini çdo shenja të mbetura mbi teshat e bardha, me zbardhues dhe
më pas shpëlajini ato mirë.
Njolla zifti: trajtojini fillimisht me heqës njollash, tretës boje ose benzinë, dhe më pas
fërkojeni me pastë detergjente.
Detergjentet dhe produktet suplementare
Rezultatet e mira të larjes varen gjithashtu edhe nga detergjenti i zgjedhur dhe
përdorimi i saktë i sasive, për të shmangur shpërdorimin dhe për të mbrojtur ambientin.
Edhe pse shpërbëhen biologjikisht, detergjentet përmbajnë substanca, të cilat në sasi të
mëdha mund të çrregullojnë ekuilibrin delikat të natyrës.
Zgjedhja e detergjentit të përshtatshëm varet edhe nga lloji i teshave (delikate, të leshta,
të pambukta, etj.), nga ngjyra, nga temperatura e larjes si dhe nga shkalla e ndotjes.
Të gjitha detergjentet e disponueshme në treg për larjen në lavatriçe, mund të përdoren
në këtë pajisje:
detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha llojet e teshave
detergjentet në trajtë pluhuri për teshat delikate (60°C maksimumi) dhe të leshtat
detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht për programe me temperatura të ulëta (60°C
maksimumi) për të gjitha llojet e teshave, ose të posaçme vetëm për të leshtat.
Detergjenti dhe çdo produkt suplementar duhet të vendoset në dhomëzën e posaçme të
sirtarit, përpara se të filloni programin e larjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngët, duhet të përzgjidhni një program pa paralarje.
Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi që mundëson përdorimin optimal
detergjentit të përqendruar (koncentrat).
1) mos përdorni aceton mbi teshat prej mëndafshi artificial
24
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Page view 23
1 2 ... 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments