Aeg-Electrolux 41016VH-WN User Manual Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
Hapeni derën me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një përzierje
alkooli dhe ajri. Ka rrezik zjarri.
Mos lejoni që pranë pajisjes të ketë shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.
Mos vendosni produkte ose sende të ndezshme ose të lagura me produkte të ndezshme,
dhe/ose objekte të shkrishme (prej plastmase ose alumini) afër ose brenda në pajisje. Ka
rrezik shpërthimi ose zjarri.
Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
Furnelat mos i përdorni me enë të zbrazëta ose pa enë gatimi
Mos lejoni që ena e gatimit të vlojë derisa të thahet. Kjo mund të shkaktojë dëmtimin e
enës së gatimit dhe të sipërfaqes së rrafshit të gatimit.
Nëse një objekt ose enë bie mbi sipërfaqen e rrafshit të gatimit, sipërfaqja mund të
dëmtohet.
Mos i vendosni enët e nxehta të gatimit pranë panelit të kontrollit, sepse nxehtësia mund
të shkaktojë dëmtimin e pajisjes.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni aksesorët, për të shmangur dëmtime të mundshme të
smaltit të pajisjes.
Enët prej gize, alumini të derdhur ose me bazament të dëmtuar mund të gërvishtin
sipërfaqen e rrafshit të gatimit nëse i lëvizni ato mbi sipërfaqe.
Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon mbi funksionimin e pajisjes.
Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime të smaltit:
mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e mbuloni
me letër varaku (alumini);
mos hidhni ujë të nxehtë direkt në pajisje;
mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Mos vendosni materiale të ndezshme në hapësirën poshtë furrës. Aty mbani vetëm
aksesorë rezistentë ndaj të nxehtit (nëse ka).
Mos i mbuloni daljet e avullit të furrës. Ato gjenden në pjesën e pasme të sipërfaqes së
sipërme (nëse ka).
Nëse ka ndonjë çarje në sipërfaqe, shkëputni furnizimin me energji. Ka rrezik goditjeje
elektrike.
Mos vendosni materiale që përçojnë nxehtësinë (p.sh. rrjeta të holla metalike ose përçues
nxehtësie me pllakë metalike) poshtë enës së gatimit. Reflektimi i tepërt i nxehtësisë
mund të dëmtojë sipërfaqen e gatimit.
Kujdesi dhe pastrimi
Para se ta mirëmbani, sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje. Ka rrezik që
panelet e xhamit të thyhen.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë. Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të tjera
mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon rrëgjimin e materialit të sipërfaqes.
6 Të dhëna për sigurinë
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments