Aeg-Electrolux F99000VIP User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Sigurohuni që manikotat të jenë shtrënguar fort për të shmangur rrjedhjen e ujit.
Herën e parë që e përdorni pajisjen, sigurohuni që zorrët të mos kenë rrjedhje uji.
Zorra e hyrjes së ujit është me dy pjesë dhe ka një kabllo të brendshëm dhe një valvul
sigurie. Zorra e hyrjes së ujit është nën presion vetëm kur rrjedh ujë në të. Nëse ka një
rrjedhje në zorrën e hyrjes së ujit, valvula e sigurisë e ndërpret rrjedhjen e ujit.
Bëni kujdes kur lidhni zorrën e furnizimit me ujë:
Mos e futni në ujë zorrën e hyrjes së ujit ose valvulën e sigurisë.
Nëse zorra e furnizimit me ujë ose valvula e sigurisë janë dëmtuar, hiqeni nga priza
menjëherë spinën kryesore.
Kontaktoni qendrën e shërbimit që të zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit me valvul
sigurie.
PARALAJMËRIM
Tension i rrezikshëm.
Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e klasifikimit të jenë në përputhje me
furnizimin me energji të banesës tuaj.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni spina me shumë hyrje, bashkues dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
Bëni kujdes të mos shtypni ose të shkaktoni dëmtime të spinës dhe kabllos kryesore
elektrike mbrapa pajisjes.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina.
Drita e brendshme
Kjo pajisje ka një dritë të brendshme, e cila ndizet kur hapet dera dhe fiket kur dera mbyllet.
PARALAJMËRIM
Rrezatim LED i dukshëm, mos e shihni dritën drejtpërdrejt.
Të dhëna për sigurinë
5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 27 28

Comments to this Manuals

No comments