Aeg-Electrolux HK634150XB User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 72
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Udhëzimet për sigurinë
PARALAJMËRIM
Duhet t’i lexoni këto!
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar nga transportimi. Mos lidhni një pajisje të
dëmtuar. Nëse është e nevojshme, flisni me shitësin.
Vetëm një teknik i autorizuar shërbimi mund ta instalojë, ta lidhë ose ta riparojë këtë pajisje.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Pajisjet inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pajisjen siç duhet në njësitë inkaso dhe
në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.
Mos ndryshoni specifikimet dhe as mos e modifikoni këtë produkt. Mund të lëndoni veten
dhe të tjerët ose të dëmtoni pajisjen.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret, direktivat dhe standardet në fuqi të vendit ku do të
përdorni pajisjen (normat e sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e sigurisë elektrike etj.)!
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera!
Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve elektrike, si për shembull, montoni sirtarët vetëm me
një bazament mbrojtës nën pajisje!
Ruajini sipërfaqet e çara të planit të punës nga lagështira me një izolues të mirë!
Fiksojeni pajisjen me planin e punës pa lënë asnjë hapësirë, me një mjet të saktë!
Mbroni bazamentin e pajisjes nga avulli dhe lagështia e krijuar, p.sh. nga enëlarësja ose
furra!
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare! Përndryshe, kur hapni dyert dhe
dritaret mund të përmbysni enë të nxehta gatimi nga vatra.
PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi nga rryma elektrike. Ndiqini me kujdes udhëzimet për lidhjet elektrike.
Terminali i kabullit kryesor ka tension elektrik.
Shkëputeni tensionin nga terminali.
Siguroni mbrojtjen nga goditja elektrike nëpërmjet montimit profesional.
Lidhje spinë-prizë të liruara dhe joprofesionale mund ta tejnxehin terminalin.
Lidhjet me grupin e prizës duhet të kryhen saktë nga një elektricist i kualifikuar.
Përdorni një kapëse në kabllo për të parandaluar përdredhjen e tij.
Në rast të lidhjes një fazore ose dy fazore, kablloja i duhur i ushqimit i llojit H05BB-F
Tmax 90°C (ose më i lartë) duhet të përdoret.
Zëvendësoni kabllon e dëmtuar të ushqimit me një kabllo të posaçëm (lloji H05BB-F
Tmax 90°C; ose më të lartë) Flisni me Qendrën lokale të Shërbimit.
Pajisja duhet të ketë instalimin elektrik të tillë që t'ju lejojë ta shkëpusni pajisjen nga
ushqimi elektrik në të gjitha polet me një zgavër kontakti prej së paku 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip
vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
4 Udhëzime për instalimin
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 71 72

Comments to this Manuals

No comments