Aeg-Electrolux B4403-5-W User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Mos lejoni që personat, përfshirë dhe fëmijët, me ndjeshmëri të reduktuar fizike, me
funksione të reduktuara mendore apo mungesë eksperience dhe njohurish të përdorin
pajisjen. Këta njerëz duhet të jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për përdorimin e
pajisjes, nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimeve fizike.
Mbajini fëmijët dhe kafshët e vogla larg enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj është e
hapur ose pajisja është në funksionim. Ekziston rreziku i lëndimeve fizike ose gjymtimeve
të përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokues kur është ndezur ose buton kyçjeje, përdoreni atë. Mbron
fëmijët dhe kafshët e vogla nga përdorimi aksidental i pajisjes.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit të
pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta instalojë dhe montojë pajisjen. Kontaktoni një
qendër shërbimi të miratuar. Kjo gjë parandalon rrezikun e dëmtimeve në strukturë ose
lëndimet fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar nga transporti. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Nëse është e nevojshme, kontaktoni shitësin.
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të parë.
Mos e hiqni pllakëzën e parametrave. Kjo mund të shfuqizojë garancinë.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret, direktivat dhe standardet në fuqi të vendit ku do
përdorni pajisjen (normat e sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e sigurisë elektrike dhe/
ose të gazit, etj.)!
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos e tërhiqni kurrë pajisjen nga doreza.
Pajisja duhet të ketë instalimin elektrik të tillë që t'ju lejojë ta shkëpusni pajisjen nga
ushqimi elektrik në të gjitha polet me një zgavër kontakti prej minimalisht 3 mm.
Duhet të dispononi pajisjet e duhura izoluese: çelësa mbrojtës, siguresa (siguresa tip
vidhash të hequra nga pronari), çelësa tokëzues dhe kontaktorë.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën dhe pranë strukturave të sigurta.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
Pajisja nuk mund të vendoset mbi një bazament.
Furrat inkaso dhe sipërfaqet inkaso të gatimit janë pajisur me sistem të posaçëm
instalues. Për arsye sigurie duhet të kombinoni vetëm pajisje nga i njëjti prodhues
Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në etiketën e parametrave të përputhen me furnizimin
me energji elektrike të shtëpisë suaj.
Të dhëna për sigurinë
3
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments