Aeg-Electrolux B89090-5 User Manual Page 22

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 21
Paranxehni furrën për afro 10 minuta para pjekjes.
Mos e hapni derën e furrës para se të ketë kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
Nëse përdorni dy tava pjekjeje njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh mes tyre.
Gatimi i mishit dhe peshkut
Mos piqni në furrë copa mishi më të vogla se 1 kg. Gatimi i sasive të vogla shkakton
tharjen e mishit.
Për të pjekur mirë nga jashtë dhe të njomë nga brenda mishin e kuq, vendosni një
temperaturë prej 200 °C-250 °C.
Për mishin e bardhë, shpendët dhe peshkun vendosni një temperaturë midis
150°C-175°C.
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për ushqimet me shumë yndyrë, për të ruajtur
furrën nga njollat që mund të mos ikin më.
Lëreni mishin afro 15 minuta përpara se ta shponi, në mënyrë që lëngu të mos derdhet
jashtë.
Për të shmangur tymin e tepërt në furrë gjatë pjekjes, hidhni pak ujë në tavën pritëse të
yndyrave. Për të shmangur kondensimin e tymrave, shtoni ujë herë pas herë pasi ai të
avullojë.
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit shkencore, nëse e thekni ushqimin (veçanërisht
ato me përmbajtje niseshteje), akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin.Për
këtë arsye, ju këshillojmë të gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të mos e thekni
shumë ushqimin.
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për sigurinë"
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes me një copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e me
agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike, përdorni një agjent të zakonshëm pastrues
Pastrojeni brendësinë e furrës pas çdo përdorimi. Për këtë arsye, mund të hiqni pisllëkun
më lehtë që të mos digjet.
Pastroni ndotjet kokëfortë me një pastrues të posaçëm për furrë.
Pastroni gjithë aksesorët e furrës (me një copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e me agjent
pastrues) pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjitin, mos i pastroni ato duke përdorur agjentë agresivë,
objekte të mprehta me majë ose enëlarëse. Këto mund të prishin veshjen e sipërme që
nuk ngjit!
Pastrimi i guarnicionit të derës
Kontrolloni rregullisht guarnicionin e derës. Guarnicioni i derës është vendosur përgjatë
kornizës së derës së furrës. Mos e përdorni pajisjen nëse guarnicioni i derës është
dëmtuar. Kontaktoni me qendrën e shërbimit.
Për të pastruar guarnicionin e derës shikoni informacionin e përgjithshëm rreth pastrimit.
22 Kujdesi dhe pastrimi
Page view 21
1 2 ... 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments