Aeg-Electrolux S80408KG User Manual Page 7

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 64
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 6
Funksioni COOLMATIC përfundon automatikisht pas një periudhe prej 6 orësh.
Ju mund ta çaktivizoni funksionin në çdo kohë:
1. Shtypni butonin COOLMATIC.
2. Treguesi COOLMATIC do të fiket.
Funksioni i pushimeve
Ky funksion ju lejon ta mbani frigoriferin të fikur dhe bosh gjatë një periudhe pushimesh
(psh. pushimet e verës) pa formimin e erërave të këqija.
Dhomëza e frigoriferit duhet të jetë bosh kur funksioni i pushimeve është i ndezur.
Për ta aktivizuar këtë funksionin:
1. shtypni vazhdimisht (çelësin e temperaturës +) derisa në treguesin e temperaturës të
shfaqet shkronja "H" (Holiday = Pushime). Funksioni Holiday vendos një temperaturë
afro +15°C. Frigoriferi është në modalitetin e kursimit të energjisë.
Për ta çaktivizuar këtë funksionin:
1. regjistroni temperaturën e nevojshme duke shtypur çelësin e temperaturës së ngrirësit.
Funksioni FROSTMATIC
Funksioni FROSTMATIC shpejton ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe njëkohësisht i mbron
ushqimet që janë ngrohur pa dashje.
Për të aktivizuar këtë funksion, ndiqni këta hapa:
1. Shtypni butonin FROSTMATIC.
2. Treguesi FROSTMATIC ndizet.
Funksioni FROSTMATIC përfundon automatikisht pas një periudhe prej 52 orësh.
Ju mund ta çaktivizoni funksionin në çdo kohë:
1. Shtypni butonin FROSTMATIC.
2. Drita FROSTMATIC do të fiket.
Alarm ndaj temperaturës së lartë
Në rastin e një rritjeje jonormale të temperaturës brenda në ngrirës (si psh. ikje korrenti),
drita treguese e alarmit do të fillojë të pulsojë dhe do të tingëllojë një zile.
Shtypni butonin e riaktivizimit të alarmit për të ndaluar tingullin e ziles, ndërkohë që drita
treguese e alarmit do të vazhdojë të pulsojë.
Zilja do të pushojë automatikisht kur temperatura të kthehet në vlera normale, ndërsa drita
treguese e alarmit do të vazhdojë të pulsojë.
Shtypni butonin e riaktivizimit të alarmit. Drita treguese e alarmit fiket dhe njëkohësisht
treguesi i temperaturës së ngrirësit tregon për rreth 5 sekonda, temperaturën më të ngrohtë
të arritur në dhomëzën e ngrirësit.
PËRDORIMI I PARË
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike
të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
Përdorimi i parë
7
Page view 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 63 64

Comments to this Manuals

No comments