• Furrat e integruara dhe sipërfaqet e gatimit të integruara janë të pajisur me sistem
lidhjesh të posaçëm. Për të parandaluar dëmtimet ndaj pajisjes, kombinoni vetëm pajisje
nga i njëjti prodhues.
Lidhja Elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e klasifikimit të përkojnë me ato të rrjetit
tuaj elektrik shtëpiak.
• Informacioni mbi voltazhin gjendet në pllakën e specifikimeve.
• Përdorni gjithmonë një prizë që ofron mbrojtje ndaj goditjeve elektrike, të instaluar si
duhet.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje, kolektorë dhe kabllo zgjatuese. Ka rrezik zjarri.
• Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon elektrike. Lidhuni me qendrën e shërbimit.
• Bëni kujdes të mos shtypni ose dëmtoni spinën (nëse ka të tillë) dhe kabllon elektrike
mbrapa pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr spinën nga kablloja elektrike. Tërhiqni
gjithmonë nga spina – nëse ka të tillë.
Përdorimi
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për përdorim
tregtar dhe industrial.
• Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi shtëpiak. Kjo bëhet për të shmangur
lëndimet fizike ndaj personit ose dëmtimet në pronë.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose mbështetëse.
• Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik djegieje. Mos i
prekni elementët e nxehtë në pajisje. Përdorni doreza kur vendosni ose hiqni aksesorë ose
enë gatimi.
• Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni aksesorët, për të shmangur dëmtime të mundshme të
smaltit të furrës.
• Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur hapni derën ndërsa pajisja është në punë. Mund të
dalë avull i nxehtë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
• Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime të smaltit:
– mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e mbuloni
me letër varaku (alumini);
– mos hidhni ujë të nxehtë direkt në pajisje;
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
• Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në performancën e pajisjes, pra nuk kemi të bëjmë me një
defekt në aspektin e ligjit të garancisë.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Gatuani gjithmonë me derën e pajisjes të mbyllur edhe kur piqni në skarë.
Kujdesi dhe pastrimi
• Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe shkëputeni nga rrjeti elektrik.
• Para se ta mirëmbani, sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje. Ka rrezik që
panelet e xhamit të thyhen.
• Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë. Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të tjera
mund të shkaktojë zjarr.
• Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e materialit të sipërfaqes
4 Të dhëna për sigurinë
Comments to this Manuals