• Për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin multitab. Referojuni kapitullit "Funksioni
Multitab.
• Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e shpëlarësit kur funksioni multitab është aktiv.
Referojuni kapitullit "Funksioni Multitab".
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes për këto procese:
• Për të vendosur një program larjeje.
• Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit.
• Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e shpëlarësit.
Shtypni butonin On/Off. Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
– Të gjithë dritat e programeve ndizen dhe në ekranin elektronik shfaqe tre shirita
horizontalë.
Shtypni butonin On/Off. Pajisja nuk është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
– Vetëm një dritë treguese programi ndizet dhe në ekranin elektronik shfaqet një shirit
horizontal.
– Është vendosur një program larjeje. Është e nevojshme të anuloni programin për t'u
kthyer në modalitetin e përzgjedhjes. Referojuni kapitullit 'Vendosja dhe startimi i një
programi larjeje'.
Përpara përdorimit të parë
Referojuni udhëzimeve të mëposhtme për çdo hap të procedurës:
1. Kontrolloni nëse niveli i zbutësit të ujit përshtatet sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
Nëse është e nevojshme, vendosni zbutësin e ujit.
2. Mbusheni kutinë e kripës me kripë të posaçme për enëlarëse.
3. Mbushni folenë e shpëlarësit me shpëlarës.
4. Vendosni takëmet dhe enët në enëlarëse.
5. Vendosni programin e saktë të larjes sipas llojit të ngarkesës dhe ndotjes.
6. Mbusheni folenë e detergjentit me sasinë e duhur të detergjentit.
7. Startoni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjente të kombinuara (3 në 1, 4 në 1, 5 në 1, etj.), referojuni
kapitullin 'funksioni Multitab'.
Vendosja e zbutësit të ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund
të kenë efekt negativ në funksionimin e pajisjes.
Fortësia e ujit matet në shkallët ekuivalente:
• Sistemi gjerman (dH°).
• Sistemi francez (°TH).
• mmol/l (millimol për litër - njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
•Clarke.
Referojuni fortësisë së ujit në zonën tuaj dhe përshtatni zbutësin e ujit. Autoriteti juaj lokal
i ujit mund t'ju tregojë për fortësinë e ujit në zonën tuaj.
Përpara përdorimit të parë
7
Comments to this Manuals