Aeg-Electrolux F65000W0P User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me kujdes këtë manual:
Për sigurinë tuaj dhe për sigurinë e pronës suaj.
Për të mbrojtur mjedisin.
Për funksionimin e saktë të pajisjes.
Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku me pajisjen edhe kur e lëvizni ose ia jepni
pajisjen dikujt tjetër.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse një instalim ose përdorim i pasaktë shkakton dëmtim.
Siguria e fëmijëve dhe e personave të pambrojtur
Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të reduktuar, funksione mendore të
reduktuara ose mungesë përvoje dhe njohurish, përfshi këtu edhe fëmijët, që ta
përdorin këtë pajisje. Këta njerëz duhet të mbikëqyren ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimit.
Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin
detergjentet.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj është e
hapur.
Siguria e përgjithshme
Mos ia ndryshoni specifikimet kësaj pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit të personave
dhe i dëmtimit të pajisjes.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë të dhëna nga prodhuesi i detergjentit për të parandaluar
djegiet e syve, gojës dhe fytit.
Mos e pini ujin nga pajisja. Në pajisje mund të ketë mbetje copash detergjenti.
Mos e mbani derën të hapur të pambikëqyrur. Kjo bëhet për të parandaluar lëndimet
dhe rrëzimin mbi derën e hapur.
Mos u ulni ose mos peshoni mbi derën e hapur.
Përdorimi
Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të
tjera me qëllim që të parandaloni lëndimet ndaj njerëzve dhe dëmtimet ndaj pajisjes.
Përdoreni pajisjen vetëm për të larë aksesorët e përshtatshëm për larje në enëlarëse.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje. Rrezik shpërthimi ose zjarri.
Vendosini thikat dhe artikujt e tjerë me majë të mprehtë në koshin e takëmeve, me
majat e drejtuara poshtë. Përndryshe, vendosini horizontalisht në koshin e sipërm ose
në koshin e thikave. (Jo të gjitha modelet kanë kosh thikash).
Përdorni vetëm produkte të specifikuara për enëlarëset (detergjent, kripë, shpëlarës).
Kripërat që nuk janë të specifikuara për enëlarëse mund të dëmtojnë zbutësin e ujit.
4
Të dhëna për sigurinë
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 27 28

Comments to this Manuals

No comments