Aeg-Electrolux F80873M User Manual Page 23

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 22
Gjatë Night Cycle , pompa punon me një shpejtësi shumë të ulët në mënyrë që të arrijë një
nivel minimal zhurme prej 25% krahasuar me programin e zakonshëm. Si rrjedhojë, procesi
i këtij cikli është shumë i gjatë.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
1. Kontrolloni që koshat të jenë ngarkuar në mënyrë të saktë si dhe që krahët spërkatës
të jenë të lirshëm për t'u rrotulluar.
2. Kontrolloni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
3.
Shtypni butonin On/Off .
4. Zgjidhni programin e larjes. ( Shihni "Tabelën e programeve të larjes").
5. Nëse është e nevojshme, shtyni kohën e fillimit të programit të larjes.
6. Vendosni, nëse është e nevojshme, përzgjedhjet.
7.
Shtypni butonin OK / START dhe mbyllni derën, programi i larjes do të fillojë
automatikisht.
Nëse është përzgjedhur shtyrja e fillimit të programit, numërimi mbrapsht do të fillojë
automatikisht. Pasi numërimi mbrapsht i kohës të ketë mbaruar, programi do të fillojë
automatikisht.
Hapja e derës do të shkaktonte ndërprerje të numërimit mbrapsht. Mbylleni derën;
numërimi mbrapsht do të vazhdojë nga momenti në të cilin u ndërpre.
PARALAJMËRIM
Ndërpritni ose anuloni një program larës në proçes e sipër, VETËM në rast se është
tepër e domosdoshme.
Kujdes! Kur dera është e hapur mund të dalë që andej avull i nxehtë. Hapeni derën
me kujdes.
Anulimi i shtyrjes së fillimit të programit ose një programi larës në proces e
sipër
1.
Shtypni butonin RESET .
2.
Do të shfaqet mesazhi CONFIRM CANCEL ? .
3.
Shtypni OK / START për të pranuar zgjedhjen.
4.
Pajisja kthehet në modalitetin e përzgjedhjes dhe shfaqet mesazhi CHOOSE
PROGRAMME .
Nëse anuloni një shtyrje të fillimit të programit, është anuluar gjithashtu edhe
përzgjedhja e programit larës.
Nëse zgjidhni një program të ri larës, kontrolloni që në folenë përkatëse t ë ketë d etergjent.
Ndërprerja e një programi larës në proces e sipër
Hapni derën e enëlarëses; programi do të ndalojë. Do të shfaqet mesazhi PLEASE CLOSE
DOOR .
Mbyllni derën e enëlarëses; programi do të vazhdojnë nga momenti në të cilin u ndërpre.
Përfundimi i programit të larjes
Enëlarësja do të ndalojë automatikisht dhe një sinjal akustik do t'ju informojë për
përfundimin e programit të larjes.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
23
Page view 22
1 2 ... 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments