Aeg-Electrolux F80873M User Manual Page 30

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 29
Udhëzime për instalimin
Instalimi
PARALAJMËRIM
Çdo ndërhyrje elektrike dhe/ose hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një elektriçist dhe/ose hidraulik i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Hiqni gjithë paketimet përpara se të poziciononi pajisjen.
Nëse është e mundur, pozicionojeni pajisjen ngjitur me një rubinet uji dhe kullimi.
Ndërfutja në mobilie (plan kuzhine apo lavapjatë)
Duke hequr planin e sipërm të punës së pajisjes, mund ta montoni atë nën një lavapjatë
pranë ose nën një plan pune (dollap) ekzistues. për sa kohë përmasat e boshllëkut përkojnë
me ato të treguara në figurë.
Veproni si më poshtë:
1. Hiqeni planin e sipërm të punës së pajisjes
duke zhvidhosur sy vidhat e pasme, shtyni
planin nga mbrapa pajisjes dhe rrëshqiteni
atë jashtë mbajtëseve të përparme, duke e
ngritur lart planin e punës.
2. Futni pajisjen pasi të keni rregulluar
nivelimin me këmbëzat rregulluese.
Kur fusni pajisjen në vend, sigurohuni që tubi i hyrjes së ujit, tubi i kullimit dhe kablli i
ushqimit elektrik të mos jenë të përthyer apo të shkelur.
Gjatë gjithë proceseve që kryhen në pjesët e brendshme të enëlarëses, ajo duhet hequr nga
priza.
Sigurohuni që pasi të keni montuar pajisjen, ajo të jetë lehtësisht e arritshme për ndonjë
riparim të mundshëm nga një inxhinier shërbimi.
Nëse enëlarësja përdoret më vonë si një pajisje e mëvetësishme, plani i saj i sipërm i punës
duhet të montohet sërish.
Bazamenti i pajisjeve të mëvetësishme nuk është i rregullueshëm.
30
Instalimi
Page view 29
1 2 ... 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36

Comments to this Manuals

No comments