Aeg-Electrolux F89020IM User Manual Page 24

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 23
Në ekran shfaqen mesazhet PROGRAMME END të kombinuara me PLEASE SWITCH
OFF .
1.
Shtypni butonin ON/OFF .
2. Hapni derën e enëlarëses.
Lëreni derën pak të hapur dhe prisni pak minuta përpara se të nxirrni jashtë enët; në
këtë mënyrë ato do të jenë më të ftohta dhe tharja do të bëhet më mirë
Zbrazja e enëlarëses
Enët e nxehta janë të ndjshme ndaj goditjeve
Për këtë arsye, enët duhen lënë të ftohen përpara se të nxirren nga pajisja.
Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më pas atë të sipërmin; kjo do të shmangë
rrjedhjen e ujit nga koshi i sipërm në enët që ndodhen në koshin e poshtëm.
Në anët e derës së enëlarëses mund të shfaqet ujë ndërsa pjesët prej inoksi do të ftohen
më shumë se enët.
KUJDES
Kur programi i larjes ka përfunduar, këshillohet që të hiqni nga priza enëlarësen dhe të
mbyllni rubinetin e ujit.
Kujdesi dhe pastrimi
Pastrimi i filtrave
Filtrat duhet të kontrollohen e të pastrohen herë pas here. Filtrat e ndotur do të përkeqësoj
rezultatin e larjes.
Në ekran do të shfaqet një mesazh periodikisht për t'ju kujtuar të kontrolloni dhe nëse është
e nevojshme, të pastroni filtrat.
PARALAJMËRIM
Përpara se të pastroni filtrat, sigurohuni që pajisja të jetë e fikur.
1. Hapni derën, hiqni koshin e poshtëm.
2. Sistemi i filtrimit të enëlarëses përmban
një filtër të ashpër ( A ), një mikrofiltër
( B ) dhe një filtër të sheshtë. Zbërthejeni
sistemin e filtrave duke përdorur dorezën
e mikrofiltrit, dhe nxirrni sistemin e
filtrave.
24
Zbrazja e enëlarëses
Page view 23
1 2 ... 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32

Comments to this Manuals

No comments