Aeg-Electrolux L74950A User Manual Page 21

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 20
Temperaturat
95° ose 90°
për tesha të bardha pambuku dhe të linjta me ndotje normale (si
p.sh. peceta, peshqirë, mbulesa tavoline, çarçafë...)
60°/50°
për teshat me ndotje normale, dhe me ngjyra që nuk zbehen (si
p.sh. bluza, këmisha nate, pizhame....) me fibra pambuku ose
sintetike si dhe për të pambuktat e bardha me ndotje të lehta (si
p.sh. të brendshmet)
40°-30°- Ujë i ftoh
për teshat delikate (p.sh. perdet me thurje), teshat e përziera duke
përfshirë ato me fibra sintetike dhe të leshtat që kanë të shkruar
në etiketë "lesh i ri i pastër, i përshtatshëm për larjen në lavatriçe,
pa-tkurrje"
Përpara se të fusni brenda teshat
Mos i lani asnjëherë teshat e bardha dhe ato me ngjyrë bashkë. Të bardhat mund të
humbasin "bardhësinë" gjatë larjes.
Teshat e reja me ngjyra mund të zbehen gjatë larjes së parë; Për të arsye ato duhen larë veç
e veç herën e parë.
Sigurohuni që nëpër tesha të mos mbeten objekte metalike (p.sh. karfica koke,
paramane, gozhdë).
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni zinxhirët, togëzat dhe sustat. Lidhni mirë fjongot dhe
shiritat e gjatë.
Njollat e vështira hiqini përpara se t'i lani në lavatriçe.
Fërkojini zonat e ndotura shumë me një detergjent të veçantë ose pastë detergjenti.
Trajtojini perdet me një kujdes të veçantë. Hiqini pse mbërthejini togëzat të futura në një
qeskë apo rrjetë.
Ngarkesat maksimale
Ngarkesat e këshilluara janë paraqitur në tabelat e programeve të larjes.
Rregulla të përgjithshme:
Të pambukta, të linjta: kazani plot por jo shumë ngjeshur;
Sintetiket: kazani jo më shumë se gjysmë plot;
Materiale delikate dhe të leshtat: kazani jo më shumë se një e treta plot;
Duke larë me një ngarkesë maksimale, bëni shpenzimin më të mirë të ujit dhe energjisë.
Për teshat me ndotje të madhe, pakësoni sasinë e ngarkesës.
Peshat e teshave
Peshat e mëposhtme janë vlera të përafërta:
Peshat e mëposhtme janë vlera të përafërta:
peshqir banje (robdeshambër) 1200 g
këllëf jorgani 700 g
bluzë pune për burra 600 g
Çarçafë, pizhame burrash 500 g
mbulesë tavoline 250 g
këllëf jastëku, peshqir, këmishë nate, bluzë burrash 200 g
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
21
Page view 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments