Aeg-Electrolux L74950A User Manual Page 13

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 12
Përzgjedhja e PARALARJES
Zgjidheni këtë opsion nëse dëshironi që teshat tuaja të paralahen në temperaturën 30°C
përpara larjes kryesore. Paralarja përfundon me një rrotullim në programet e të pambuktave
dhe sintetikeve, ndërkohë që në programet për teshat delikate, uji thjesht kullohet.
Simboli përkatës do të shfaqet në ekran.
Kjo përzgjedhje këshillohet për teshat shumë të ndotura.
Përzgjedhja e NJOLLAVE
Zgjidhni këtë opsion për të trajtuar rrobat e ndotura shumë ose me shumë njolla me heqësin
e njollave (larje kryesore e tejzgjatur me fazë kohe të optimizuar veprimi për njollat). Simboli
përkatës do të shfaqet në ekran.
Kjo përzgjedhje nuk ësh e disponueshme me një temperaturë më të ulët se 40°C.
Nëse dëshironi të kryeni një program me përzgjedhjen e njollave, hidhni heqës njollash
dhomëzën e heqësit të njollave
të shënuar me një shigjetë blu.
Përzgjedhja DELIKATE
Duke zgjedhur këtë përzgjedhje, intensiteti i larjes do të ulet. Pajisja shton një shpëlarje në
programet për të pambuktat dhe sintetiket. Simboli përkatës do të shfaqet në ekran.
Ky opsion nuk mund të zgjidhet bashkë me opsionin Shpëlarje Shtesë.
Kjo përzgjedhje rekomandohet për tesha me ngjyra rezistente si dhe për teshat që lahen
shpesh.
Përzgjedhja e SHPËLARJES SHTESË (shpëlarje shtesë)
Kjo pajisje është ndërtuar për kursimin e ujit. Megjithatë, për njerëzit me lëkurë shumë
delikate (alergjikët ndaj detergjenteve) mund të jetë e nevojshme t'i shpëlajnë teshat me
një sasi më të madhe uji (shpëlarje shtesë). Simboli përkatës do të shfaqet në ekran dhe ky
opsion do të jetë aktiv vetëm për programin e zgjedhur të larjes.
Nëse dëshironi ta aktivizoni këtë opsion përkohësisht, shtypni njëkohësisht butonat 2 dhe
3 për disa sekonda: simboli përkatës do të shfaqet në ekran. Nëse dëshironi ta anuloni,
shtypni të njëjtët butona derisa simboli të zhduket.
Zgjidhni opsionin KURSIM KOHE (Butoni 6)
Ky opsion ju mundëson të ndryshoni kohën e larjes që është paracaktuar automatikisht nga
pajisja.
Duke shtypur këtë buton, mund të zgjidhni opsionet e mëposhtme:
TË PËRDITSHMET: duke shtypur një herë butonin 6 , drita treguese përkatëse ndizet dhe
kohëzgjatja e larjes do të zvogëlohet për larjen e teshave të ndotura të përditshme.
SUPER E SHPEJTË: duke shtypur butonin 6 dy herë, simboli përkatës mbetet e ndezur në
ekran dhe kohëzgjatja e larjes do të reduktohet në një kohë të mjaftueshme për larjen e
teshave të ndotura pak ose teshave që janë përdorur apo veshur për shumë pak kohë. Në
ekran do të shfaqet koha e zvogëluar e larjes.
Zgjidhni START/PAUZË (butoni 7)
Për të startuar programin e zgjedhur, shtypni butonin 7 , drita treguese e kuqe do të ndalojë
së pulsuari.
Simboli i DERËS do të shfaqet në ekran për të treguar që pajisja ka filluar punën dhe dera
është e kyçur.
Përdorimi I përditshëm
13
Page view 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments