Aeg-Electrolux T75470AH User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për
një përdorim të saktë, përpara se të
instaloni dhe të përdorni për herë të
parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë
manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe
paralajmërimet. Për të shmangur
gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme
që të gjithë personat që do të
përdorin këtë pajisje, të njohin mirë
mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e
sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t’i bashkëngjiten
pajisjes në rast se do ta falni apo do
ta shisni atë, në mënyrë që kushdo
që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë
së saj, të jetë i mirinformuar për
përdorimin e pajisjes dhe sigurinë
ndaj saj.
- Lexoni udhëzimet para se të
përdorni këtë pajisje.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo
mënyrë të mundshme.
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t’u
përdorur nga persona (duke përfshirë
fëmijët) me aftësi të reduktuara fizike
dhe ndjesore ose me mungesë
përvoje dhe njohurish, përveç rasteve
kur ata janë nën mbikëqyrje ose
udhëzohen rreth përdorimit të
pajisjes nga një person përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Sigurohuni që fëmijët e vegjël dhe
kafshët shtëpiake të mos futen në
kazan. Për ta shmangur këtë, ju
lutemi kontrollojeni kazanin përpara
se të përdorni pajisjen.
Çdo objekt i tillë si monedha,
paramane, gozhdë, vidha, guriçka
ose çdo lloj tjetër materiali i mprehtë
mund të shkaktojë dëmtime të
mëdha, kështu që nuk duhet të
vendoset brenda në pajisje.
Artikujt e tillë si prej sfungjeri të
gomuar (sfungjer latex), skufjet e
dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit
(nëse nuk ka programe specifike
tharjeje), artikuj me pjesë të gomuara
si dhe rroba ose jastëkë me mbushje
prej sfungjeri të gomuar, nuk duhet
të thahet në tharësen e rrobave.
Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Shkëputeni pajisjen gjithmonë nga
rrjeti elektrik pas përdorimit,
pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Në asnjë rast mos u përpiqni të
riparoni pajisjen vetë. Riparimet e
kryera nga persona pa përvojë, do të
shkaktojnë plagosje ose
keqfunksionim serioz. Kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit.
Këmbëngulni gjithmonë në
përdorimin e pjesëve të këmbimit
origjinale.
Artikujt që janë ndotur me substanca
të tilla si vaj gatimi, aceton, benzinë,
vajguri, heqës njollash, terpentine,
dyllë dhe heqës dylli, duhet të lahen
në ujë të nxehtë me një sasi shtesë
detergjenti, përpara se të thahet në
tharësen e rrobave.
Rrezik shpërthimi: Mos futni kurrë
në tharëse rroba të thata që kanë
qenë në kontakt me solucione që
marrin flakë, si (benzinë, tretësira
metili, solucione për pastrim në të
thatë dhe të ngjashme me to). Duke
qenë se këto substanca janë të
avullueshme, mund të shkaktojnë një
shpërthim. Thani vetëm rroba të lara
paraprakisht me ujë.
Rrezik zjarri: për rrobat e ndotura
apo të ngjyera me vaj vegjetal apo
vaj gatimi, të cilat përbëjnë rrezik
zjarri dhe nuk duhet të futen në
tharësen e rrobave.
Nëse i keni larë rrobat tuaja me
heqës njollash, duhet të kryeni një
cikël shtesë shpëlarjeje përpara se t'i
fusni në tharësen e rrobave.
Ju lutemi të siguroheni që në xhepat
e rrobave që do të fusni në tharësen
4
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments